E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore miraton huanë e parë për Kosovën

Kosova nënshkroi një marrëveshje me Bankën Botërore për huanë e parë në historinë e shtetit të ri, që prej shpalljes së pavarësisë. Huaja prej 20 milionë dollarësh (rreth 14 milionë euro) akordohet për projekte që synojnë forcimin e sektorit publik e në veçanti

regjistrimet shtetërore të pasurive të patundshme. Pjesa tjetër e huasë do të shfrytëzohet për përmirësimin e punës në  administratën publike. Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, Ranxhid Najak, i cili nënshkroi marrëveshjen për kredi me qeverinë e Kosovës, tha se Banka Botërore do ta mbështesë Kosovën me  kredi dhe grante edhe në të ardhmen. Qeveria e Kosovës është duke biseduar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të përfituar ndihma financiare në zhvillimin e sektorit rrugor dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja termo-energjetike dhe hidro-energjetike.

Last Updated on E Merkure, 10 Mars 2010 22:25

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›