AKEP mbledhje ilegale për kompanitë celulare, nuk lejon gazetën Sot në seancë dëgjimore
që të merrte pjesë në Seancën Dëgjimore për Portabilitetin e numrit. Ky akt i paprecedentë për çdo lloj seance dëgjimore është një rast tipik se si funksionon prej vitesh AKEP për të favorizuar kompanitë e telefonisë celulare dhe fikse dhe duke përjashtuar publikun nga mundësia për të marrë vesh se çfarë po bëhet me shërbimin e tyre telefonik, shërbim që po varfëron shqiptarët çdo ditë. Megjithëse AKEP është e detyruar që në zbatim të ligjit të organizojë konsultime publike dhe seanca dëgjimore, dje nuk lejoi gazetaren e Gazetës Sot që të merrte pjesë në mbledhje me pretekstin se nuk ishin ftuar mediat. Në fakt dihet se mediat sot kontrollohen nga 4 kompanitë telefonike miliardere AMC, VODAFON, EAGLE dhe ALBTELEKOM, dhe natyrisht nuk shkojnë në këto seanca pasi kompanitë që i kontrollojnë me anë të reklamave nuk janë të interesuara që publiku të marrë vesh se çfarë po bëhet, pasi kështu e kanë më të lehtë që të manipulojnë rrogëtarët e AKEP. Ndërsa gazeta Sot, e vetmja media e cila nuk ndalon së dhëni mundësi publikut që të marrë vesh të vërtetën se si grabiten qytetarët nga këto kompani nëpërmjet manipulimeve me çmimet, kontratat e paligjshme, reklamave dhe ofertave mashtruese, nuk lejohet të marrë pjesë në seancë dëgjimore. Duket se AKEP është i gjithi nën kthetrat e kompanive telefonike dhe tashmë është i gatshëm të përballet edhe me shkeljen e ligjit dhe me mungesën e transparencës publike dhe përjashtimin e të vetmes gazetë që thotë të vërtetën mbi kapjen e AKEP dhe rrogëtarëve të vet nga kompanitë miliardere. Në ditët në vazhdim, Gazeta Sot do të publikojë fakte të reja të kapjes së AKEP dhe praktikave të grabitjes së konsumatorëve nga kompanitë telefonike.