Banka Botërore ndihmon Kazakistanin

Banka Botërore ka njoftuar se do t`i akordojë Kazakistanit një hua prej më shumë se 1 miliard dollarësh, për ndërtimin e një autostrade që do ta lidh këtë shtet me Kinën.
Marrëveshja është nënshkruar dje nga zyrtarët e Bankës Botërore dhe Kazakistanit, në Astana.
Autostrada prej 300 kilometrash do ta lidhë Almaty-in me Khorgosin.
Banka Botërore bëri të ditur se kjo linjë shërben si rrugë tranzite jo vetëm për Kazakistanin dhe Kinën, por edhe për vendet e tjera të Azisë Qëndrore.
Sipas Bankës, ky projekt ka potencial që të rrisë tregtinë rajonale.
Afati i planifikuar për përfundimin e rrugës është viti 2015.