E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB, kritika Iranit për shkelje të të drejtave të njeriut

Eksperti i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, për Iranin, ka paraqitur një pasqyrë të zymtë të abuzimit të të drejtave në Republikën Islamike.
Ahmed Shaheed tha se aktivistët e të drejtave të njeriut në Iran dhunohen dhe më pas ekzekutohen nga policia.
Ai tha se Irani ka ekzekutuar të paktën 223 persona vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, shumica prej tyre akuzohen për trafik droge.
Shaheed tha se Irani ka nisur sulmet për përdoruesit e internetit, me 19 blogje të mbyllura, ndërsa për katër prej tyre, personat përgjegjës u dënuan me vdekje në muajin janar, pas akuzave se e kanë “korruptuar tokën”, duke u cilësuar si “armiq të Zotit”.
Irani po vazhdon të mbyllë shumë faqe të internetit, duke i konsideruar si promovuese të “terrorizmit, spiunazhit, krimeve ekonomike dhe sociale”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›