E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi: Rusët përkrahin censurën në internet

Pothuajse dy të tretat e popullësisë ruse janë në favor të censurës në internet. Ata përkrahin kufizimin e përmbajtjeve të dëmshme që mund të publikohen online.

Rezultatet e një ankete të publikuar nga Qendra e pavarur “Levada” tregojnë se 63 % e të anketuarve thonë se censura është e nevojshme për shkak të “materialeve të rrezikshme” që publikohen online.

Vetëm 19 % e personave të anketuar thonë se rreziqet nga interneti janë të ekzagjeruara dhe se censura nuk është e pranueshme, ndërsa 17 % janë të pavendosur në këtë çështje.

Legjislacioni i ri që pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm parashikon që përmbajtjet që cilësohen si të rrezikshme nga qeveria ruse, do të hiqen nga interneti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›