E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia i thotë jo programit të çmontimit bërthamor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në bisedime me Rusinë lidhur me një bashkëpunim për dekadat e ardhshme, rreth një programi të përbashkët për çmontimin e armëve kimike dhe bërthamore.
 

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland tha se Moska do të ndërpresë bashkëpunimin me SHBA-në.

Ky program, për të cilin janë shpenzuar miliarda dollarë nga taksapaguesit amerikanë, ka nisur pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, për ta ndihmuar Rusinë rreth çështjes së armatimit, e cila në atë kohë kishtë vështirësi ekonomike.
 

Ndërkohë më shumë se 7500 raketa janë çmontuar gjatë funksionimit të këtij programi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›