E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimet e detyrueshme nga shtepite ne Spanje

Policia u detyrua te zbrapset kur para disa javesh deshi te lironte me dhune apartamentin e Patit. Kjo sepse Pati kishte mbledhur ne apartamentin e saj nje grup te rinjesh per ta mbeshtetur. Pasi qe grupi ishte me i madh se numri i policeve lirimi i detyrueshem i baneses u evitua. Te pakten tani per tani.

40 vjecarja Pati nuk pranon te prezantohet me mbiemer. Ajo eshte me origjine nga Nigeria ndersa ne Majorke ka ardhur para 14 vitesh se bashku me bashkeshortin. Ata kane tre femije. Me nje ze energjik Pati shpejgon se cfare ka ndodhur Burri im e ka humbur punen para kater vitesh nderkohe ai nuk merr as ndihma per te papunet. Edhe une kam mbetur pa pune. Nuk kemi mundur te pagujme kredine. Para tre muajve shkova ne banke dhe u thash Tani nuk kam para por neve na ka mbetur edhe pak per te pagur kredine. Pyeta Edhe sa kam borxh. Por ata me thane kontoja jote eshte mbyllur Rasti eshte tani ne duart e avokatit tone. E mora telefonin e avokatit dhe i telefonova disa here por nuk pergjigjej askush. Besoj se ky numer nuk ekziston fare.

Ne 70 raste evitohet largimi nga apartamentet Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protestat

Pati ka ardhur ne zyren e levizjes per protesta ne Spanje 15 maji. Ajo shpesh vjen ne kete zyre per tu keshilluar me njerez te tjere kryesisht te rinj te cilet protestojne kunder papunesise se larte dhe politikaneve te korruptuar. Lirimi me detyrim i apartamenteve eshte bere nje perditshmeri ne Spanje ne disa muajt e fundit. Ne protesta thuhet se kjo paraqet nje shkelje te te drejtave elementare njerezore. Levizja e protestave ka themeluar edhe nje iniciative kunder largimit te detyrueshem nga shtepite dhe apartamentet. Ne tere vendin jane evituar rreth 70 largime te detyrueshme te njerezve nga shtepite e tyre te blera me kredi. Por keto termine vetem jane shtyer si ne kete rast. Pati megjithate nuk do te futet ne konflikte. Ajo tani me ka hequr gati te gjitha gjerat nga apartamenti dhe ka gjetur nje apartament tjeter me qira.

Por atje nuk ka rryme as ujesjelles. Eumlshte nje shtepi shume e vjeter. Ne vecanti problematike eshte mungesa e ujit sepse femija i vogel ka vetem tre muaj thote ajo.

Por Pati nuk do te ankohet tek autoritetet. Ajo pohon se do ta zgjidhe vet problemin me ndihmen e te tjereve. Danieli 20 vjecar premton se do te ndihmoje ne rregullimin e ujesjellesit Ne po shikojme tani te gjitha shtepite dhe banesat e lira dhe po bejme meremetimet e domosdoshme me qellim qe ato te mund te perdoren serish. Ata te cilet tani jetojne ne kushte jonjerzore mund te futen ne to.

Angazhimi i levizjes spanjolle te protestave ka disa fytyra ajo eshte platforme per viktimat e hipotekave dhe kredive. Ata te cilet humbin shtepite e tyre duhet te lirohen te pakten nga kredite. Deri tani nuk eshte keshtu sepse bankat kerkojne edhe interesin qe u takon ne baze te ketyre kredive.

Qytetaret e mashtruar Bildunterschrift Gjendje e veshtire ekonomike.

Shume prej atyre qe kane marre kredi mbeten ne borxhe gati tere jeten. Kur Pati dhe burri i saj erdhen ne Spanje shume shpejt kishin gjetur pune burri punonte ne ndertimtari ndersa ajo ne gastronomi. Te ardhurat e tyre nuk ishin te medha nderkohe qe nuk kishin as shume kursime. Po pse ne keto kushte kane blere nje apartament Pati thote se e kane keshilluar gabimisht Kur kemi shkuar ne zyren e agjentit te patundshmerive ai na keshilloi te blejme nje apartament me shpjegimin se cdo muaj paguajme per qira aq sa do te duhej te paguanim per nje apartament. Ne menduam se kjo eshte me mire Por ata vetem duan te bejne para per vete. Zyrat e ketyre agjenteve bashkepunojne me bankat.

Pati nuk eshte informuar mire. Ajo nuk e ka ditur se mund te humbe apartamentin ne qofte se nuk eshte ne gjendje te paguaj cdo muaj. Megjithate ajo dhe bashkeshorti i saj duan te mbeten ne Spanje me shprese se kriza ekonomike do te kaloje. Shume te tjera jo vetem qe jane larguar nga apartamentet e tyre por jane larguar edhe nga Spanja.

Autor Stephanie Eichler / Bahri Cani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›