E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi i vendosur për anëtarësimin në NATO

Deklarata e kryeministrit malazez erdhi pas takimit të djeshëm në Uashington me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton. Gjithashtu, gjatë vizitës treditore në Shtetet e Bashkuara, Gjukanoviç është takuar edhe me nënpresidentin Xho Biden .

Ai tha se Mali i Zi po kërkon zbatimin e Planit të Veprimit për Anëtarësim në NATO, përmes së cilit aleanca përgatit vendin për një anëtarësim të mundshëm. Mali i Zi do të punojë që të përmbush të gjitha detyrimet për tu anëtarësuar në NATO, duke përfshirë këtu forcimin e sundimit të ligjit.

Nga ana tjetër, Klinton u zotua për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara që Mali i Zi të bëhet pjesë e pandarë e bashkësisë euroatlantike. Zonja Klinton po ashtu vlerësoi përpjekjet e Malit të Zi për të siguruar stabilitetin në Ballkan dhe për dërgimin e trupave të tyre në Afganistan.
                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›