E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakmerret ndaj familjes, i ve zjarrin shtepise

Tirane-I vuri zjarrin shtepise se tij, arrestohet nga policia. Ngjarja ka ndodhur ne periferi te Tiranes, ne Babrru. Fiqiri Tufollari, 46 vjec, lindur ne Diber e banues ne Tirane, dyshohet se i ka vene me dashje, zjarrin shtepise se tij. Burime te policise, sqaruan se 46-vjecari e ka ndermarre kete veprim ne shenje hakmarrjeje ndaj familjareve te tij. Mesohet se mes tij dhe bashkeshortes, kishte nisur procesi gjyqesor per divorc. Tufollari rezulton se ishte i denuar me pare per tentative vrasje. Materialet ne ngarkim te tij, i kaluan prokurorise per vepren penale te shkaterrimit te prones me zjarr.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›