E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtia me Turqine zgjerohet me 2009

Bashkepunimi ekonomik mes Shqiperise dhe Turqise ka ardhur duke u zgjeruar vazhdimisht, sidomos gjate viteve te fundit. Edhe gjate ketij viti, Turqia vazhdon te mbetet nje nder partneret kryesore te vendit tone ne tregtine e jashtme, pas Italise dhe Greqise. Sipas te dhenave zyrtare te institutit te Statistikave (INSTAT), gjate muajit korrik 2009, Turqia ka qene nje treg i rendesishem per importin e mallrave te ndryshme. Gjate ketij muaji jane importuar nga ky vend mallra te ndryshme, me nje vlere prej 2,047 miliarde leke, ndersa gjate 7 muajve te ketij viti (janar-korrik) nga tregu turk jane importuar mallra me nje vlere prej 15,666 miliarde leke (nga 15,143 miliarde leke qe ishte kjo shifer ne vitin e kaluar). Vendin kryesor te mallrave te importuara nga Turqia gjate 7 muajve te vitit 2009 e ka zene grupi "Materiale ndertimi dhe metale" me 5,150 miliarde leke, ai "Makineri, pajisje e pjese kembimi" me 2,668 miliarde leke, "Produkte kimike e plastike" me 2,437 miliarde leke, etj. Sipas te njejtave burime, drejt tregut turk gjate periudhes janar-korrik te ketij viti jane eksportuar mallra te ndryshme me nje vlere prej 367 milione leke, ku vendin kryesor e kane zene grupet "Minerale, lende djegese, energji elektrike", "Ushqime, pije e duhan", "Makineri, pajisje, pjese kembimi", etj.

Gjate vitit te kaluar importi me Turqine ishte ne shumen e 26,242 miliarde leke, ndersa eksporti 2,157 miliarde leke. Nga tregu turk u importuan 7,436 miliarde leke materiale ndertimi e metale, 4,281 miliarde leke makineri, pajisje e pjese kembimi, 3,869 miliarde leke produkte kimike e plastike, etj. Gjate vitit te kaluar, konkretizimi i zgjerimit te bashkepunimit tregtar me Turqine u evidentua edhe gjate organizimit ne Tirane te Panairit te 4-t te prodhimeve turke ne Shqiperi, qe u shoqerua me nenshkrimin e Memorandumit te bashkepunimit mes Dhomes se Tregtise dhe industrise se Tiranes dhe asaj te Stambollit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›