Dy garancite numer nje
Gazeta Shekulli publikoi dje nje skandal me listat e zgjedhesve te fshatit Vicidol te Tropoje vendlindja e kryeministrit Sali Berisha. Sipas gazetes ne listen paraprake me 461 votues gjashtedhjete e nje emra jane teper. Tetembedhjete kane nderruar jete . Nente te tjere rezultojne te jene banore te komunes Gjakove te Republikes se Kosoves. Tridhjet jane zgjedhes te rinj te panjohur qe nuk kane qene me pare banore te fshatit. Dhe me e habitshmja ne listen e ketij fshati te thelle e te larget verior jane perfshire edhe emrat e kater arabeve. Gazeta ka publikuar emrat e tyre. Gazeta ka bere te njejten gje me emrat e te vdekurve dhe te shtetasve gjakovare. I gjithe infomacioni eshte marre ne internet nga faqja e Ministrise se Brendshme.
Nuk ka patur gjate dites asnje pergenjeshtrim apo shpjegim nga ana e Ministrise se Brendshme. Berisha eshte perpjekur ta kaloje me te qeshur duke iu premtuar socialisteve se nuk do ti llogarise kater votat e arabeve me crast i ka dekonspiruar si votues te partise se tij. Shakaja pa kripe e kryeministrit vetem i ka theksuar dyshimet per listat e zgjedhesve si nje nga ceshtjet tradicionalisht te mprehta te zgjedhjeve ne Shqiperi.
Te kuptohemi. Gabimet ne lista jane edhe njerezore. Listat paraprake prandaj afishohen qe te konstatohen e korigjohen ne kohe pasaktesite eventuale. Por skandali i kampionit qe ka zbuluar gazeta Shekulli qendron se pari ne perqindjen shume te larte te personave fiktive apo te tepert ne liste. Nuk kemi te bejme me therrime por me nje cope te mire prej rreth 14 per qind te totalit te zgjedhesve. Po te ishte perafersisht kjo gjendja e listave ne zonat e thella apo periferike zgjedhjet do te ishin te deshtuara pa u zhvilluar akoma. Se dyti mire te vdekurit qe mund te kene mbetur nga listat e meparshme per shkak te pakujdesise per ti hequr po emrat qe jane shtuar me cfare logjike jane shtuar Dukuria e tranzicionit shqiptar ka qene dhe eshte levizja e njerezve nga mali ne fushe nga fshati ne qytet nga Shqiperia jashte Shqiperise. Jo e kunderta. Ende. Fryrja e listave ne male ca me teper me shtetas te huaj qe nuk dihet si e qysh jane bere shtetas shqiptare me te drejte vote ngre dyshime serioze per gjendjen lesharapi te ketyre listave. Dhe se treti skandalin e perforcon fakti se shkeljet nuk jane kapur nga ndonje institucionin publik qe ka detyrimin ligjor te pergatise nje liste te sakte e te paster zgjedhesish por nga media.
Perballe shkeljeve te tilla dikush mund te mbrohet dhe ngushellohet me faktin se ato publikohen nga Ministria e Brendshme. Publikimi i listave eshte detyrim ligjor. Ministria nuk mund te beje ndryshe. Ministria nuk ka ndonje merite se publikon. Merita e saj do te ishte kapja dhe korigjimi ne vazhdimesi i te gjitha pasaktesive. Ne kete pike kam pershtypjen se Ministria i le gabimet varur po u kapen i korigjojme. Po nuk u kapen i leme ashtu sic i kane pergatitur ustallaret e manipulimit. Opozita ka detyrime per listat por opozita nuk mund te terhiqet dite per dite ne lojen djallezore te pastrimit e ripastrimit te listave duke lene pasdore ceshtjet kyce te fushates elektorale.
Nuk mund te dime sot a eshte lista e fshatit Vicidol ilustrimi i shprehjes se njohur nga ferra e vogel del lepuri i madh. Nuk mund ta dime sa i perhapur eshte ne shkalle vendi fenomeni i dublimit dhe fiktivitetit te listave zgjedhore. Shqetesimi ka qene i madh perpara se te publikohej kampioni i djeshem.
Opozita ka kohe qe ngre zerin kunder parregullsive vonesave shkeljeve dhe marifeteve te tjera qe kane te bejne me preludin e nje farse elektorale. Tani eshte momenti qe shkeljet te dokumentohen dhe reklamohen me serjozitetin me te madh prane cdo institucioni kombetar e nderkombetar qe merret me zgjedhjet ne Shqiperi. Nje vit e gjysme me pare opozita ngriti ne kembe nje levizje per trasparencen e zgjedhjeve te kaluara si nje garanci per zgjedhjet e ardhshme. Kjo levizje u konceptua nga elita politike e opozites por mori jete dhe beri histori ne sheshet e manifestimeve dhe protestave popullore. Qindra mijera njerez qytetare te thjeshte te rinj e te reja burra dhe gra intelektuale dhe pensioniste moren pjese ne kete levizje qe ktheu si asnjehere tjeter me pare syte e Europes nga realiteti i mekanizmit zgjedhor shqiptar. Te vetedijshem se nuk kishin fituar aq sa kishin deklaruar dyshja qeveritare Berisha dhe Meta e refuzuan deri ne fund trasparencen. Ata kane paguar e do te vazhdojne te paguajne per kete bashke me gjithe shqiptaret cmimin e larte te mospranimit te Shqiperise si vend kandidat ne BE. Por sot nuk ka vend qe opozita te merzitet pse u mashtrua nga Berisha per kutite apo te gezohet pse Europa ia ktheu reston Berishes.
Tani qe gongu i fushates se re pritet te bjere ne rendin e dites se opozites duhet te jete nje levizje e madhe per zgjedhje te lira e te ndershme si vazhdim i natyrshem i levizjes se deridjeshme per trasparencen. Kjo do te ishte levizja qe do te monitoronte sekonde per sekonde cdo element te procesit zgjedhor kjo do te ishte levizja qe do te dokumentonte dhe denonconte ne kohe reale te gjitha llojet e shkeljeve nga me e vogla te me e madhja kjo do te ishte levizja qe do te krijonte akoma me shume besim dhe bindje ne radhet e qytetareve per fuqine e ndryshimit te gjendjes me vote.
Nuk eshte e vertete me sakte nuk mund te jete e vertete ne demokraci se populli voton kurse pushteti numeron sic do. Levizja per zgjedhjet e lira mund te beje ate qe duhet qe vota te hidhet lirisht dhe te numerohet pastertisht. Opozita dhe shoqeria civile shqiptare i kane mundesite te ngrene ne kembe nje levizje te tille nga Jugu ne veri nga Lindja ne Perendim ne cdo cep te vendit deri te votuesi me i fundit sic thoshte ish- kancelari gjerman Helmut Kol. Mijera te rinj e te reja intelektuale dhe pensioniste e tjere jane gati te kontribuojne per listat per kartat e identitetit per monitorimin e mediave per monitorimin e shpenzimeve elektorale per monitorimin e presioneve ndaj administrates dhe te cdo vendmarrjeje qe ka te beje me zgjedhjet .
Pavaresisht se nuk mund te mos jete bere per te provokuar lista e zgjedhesve te vendlindjes se kryeministrit eshte nje provokim. Kam pershtypjen se provokimet elektorale te qeverise dhe veglave te saj sic eshte KQZ-ja do te vine duke u shtuar me kalimin e diteve. Verehet rreth e rrotull ne pallatet e pushtetit nje nxitim per tensionimin e situates deri ne provokimin e mospjesemarrjes se opozites ne zgjedhje. Ne kete loje te rrezikshme humbja do ti shkoje atij qe do ta teproje. Qeveria e ka te veshtire te mos e teproje me provokime. Opozita e ka te lehte te mos e teproje me pretekste. Pertej kesaj lufte nervash e karakteresh qe vezhgohet me nje vemendje te shtuar nga nderkombetaret opozita ka detyrimin te mbaje busullen e garancive ku dallojne ato qe une desheroj ti quaj dy garancite numer nje qe jane Levizja e lartpermendur per sigurine e votes pjesemarrja masive e popullit opozitar ne zgjedhje. Jane dy ane te se njejtes medaljee. E para siguron besimin. E dyta siguron fitoren.