Banka Boterore shton fondet per Shqiperine
Banka Botërore do të japë më tepër fonde se ishin planifikuar, gjatë vitit 2012 për Shqipërinë, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e rritjes ekonomike.
Kjo për arsye të përhapjes së krizës ekonomike në vititn 2011 dhe trashëgimit të pasojave të saj të rënda edhe për këtë vit. Përmes një deklarate për mediat, behet e ditur se Banka Botërore është angazhuar tashmë me qeverinë shqiptare në përgatitjen e një kredie, fonde që mund të përdoren si financime shtesë për të forcuar reformat ekonomike.
Qeveria e Shqipërisë do të jetë në gjendje të përdorë mbështetjen shtesë nga Banka Botërore për të ruajtur stabilitetin fiskal dhe makroekonimik për vazhdimin e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Një gjë e tillë shkon conform objektivave buxhetore të qeverisë shqiptare, për ruajtur stabilitetin fiskal dhe atë makroekonomik për këtë vit.
Aktualisht, Banka Botërore dhe Qeveria e Shqipërisë janë në fazën fillestare të diskutimit mbi përdorimin e portofolit të rritur të financimit. Një grup ekspertësh të Bankës Botërore pritet të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme për të disktuar dhe identifikuar, fushat specifike për zgjerimin e mbështetjes ekonomike
Sipas deklaratës se Bankës Botërore, e cila argumenton rritjen e financimeve të saj për dy vitet e ardhshme, perspektivat ekonomike për Evropën janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme pas thellimit të krizës në eurozonë. Në një mjedis të tillë të rritjës së risqeve të jashtme , Banka Botërore po rrit financimin e disponueshëm për disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, Ballkanit Perëndimor, Kaukazit dhe për Turqinë. Kjo do të thotë që Banka Botërore tani do të ofrojë përgjatë dy viteve të ardhshëm (2012 dhe 2013) një mbështetje më të madhe financiare për këto vende nga sa ishte parashikuar në portofolet aktuale të strategjive të partneritetit për këto vende.