E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garancia e FMN-se Euro do tia dale

Euro do të mbijetojë në vitin 2012, pavarësisht krizës së borxhit në eurozonë e cila po zvarritet tre vjet. Kështu ka deklaruar shefja e FMN-së, Christine Lagarde, gjatë një vizite në Afrikën e Jugut.
A do të jetë 2012 viti i fundit për euron? Sipas saj, nuk do të jetë aspak kështu, pasi euro është një valutë e re dhe mbi të gjitha e shëndetshme.
"Është e qartë se ne të gjithë duhet të përgatitemi për 2012, por kjo nuk do të jetë një shëtitje në park, nuk do të jetë një udhëtim i lehtë, por do të jetë një nga përpjekjet për të parë në mënyrë të qartë krizën evropiane, duke u përqëndruar në një kombinim të çështjeve dhe në një bashkëpunim mes evropianëve në njërën anë dhe të bashkësisë ndërkombëtare në anën tjetër”, ka thënë Lagarde
Sipas kreut të FMN-së, brenda Eurozonës ka presione të forta dhe frikë mbi tregjet e borxhit sovran dhe mbi forcën e sistemit bankar, por kjo jo në lidhje më valutën.
“Monedha në vetvete nuk është e destinuar të zhduket në 2012 dhe për këtë jam e sigurt”, ka garantuar Lagarde.
Ky vit në bazë të parashikimeve të FMN, do të ketë një rritje të ulët për ekonominë globale, dhe pritjet janë me 4%. Edhe ministri i Financave të Afrikës së Jugut, në takimin me Lagarde është shprehur mbi krizën e borxheve europiane, duke thënë se janë të domosdoshme masa të mëtejshme për t’i bërë ballë rritjes së luhatshmërive në valuta, si pasojë e krizës. Pravin Gordhan e ka quajtur gjetjen e një zgjidhjeje për krizën e borxheve si një mungesë serioze të solidaritetit global , e cila ka krijuar paqëndrueshmëri të portofoleve brenda dhe jashtë tregjeve, siç është edhe Afrika e Jugut.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›