Investimet ne njesine nr. 3 ne Tirane
Reshjet e shiut në kryeqytet kanë nxjerrë në pah edhe mungesën e investimeve në infrastrukturën rrugore gjatë viteve të fundit.
Njësia bashkiake nr 3 është një prej zonave më problematike. Ndryshe nga vitet e tjera, këto rrugë nuk u përmbyten nga shirat pasi Bashkia e Tiranës mori masat për pastrimin e kolektorëve. Megjithatë lagjet përreth i pasqyruan pasojat e investimeve të munguara. Bashkia e Tiranës ka hartuar disa projekte për njësinë bashkiake nr 3 që mbështeten me fonde nga buxheti i vitit 2012.
Me këtë buxhet parashikohet të mbështeten,tre rikualifikime urbane me një sipërfaqe prej afro 17 hektarësh.
Këta janë rikualifikim urban i bllokut tek Kodra e Priftit, me një sipërfaqe prej 9,5 ha, rikualifikim urban i bllokut “Sadik Petrela”, me një sipërfaqe prej 5 ha, rikualifikim urban i bllokut “Qemal Stafa” dhe rikonstruksion i rrjetit K.U.Z. të këtij blloku. Ndërtimi i kanalit nga Rr.”Dalip Topi” deri në Rr.”Marije Kraja”, Rr.”Kokonozëve”, rikonstruksioni i Rr. "Bajram Cela", rikonstruksion i Kopshti nr. 1, rikonstruksion i plotë i shkollës 9-vjeçare "Niket Dardani", dhe çerdhja nr. 15. Në buxhet janë parashikuar edhe fonde për shpronësimin e banorëve të prekur nga rikualifikimi urban i sheshit "Shtraus".Të gjitha këto janë shënuar si investime të domosdoshme për pas konsultimeve me vetë banorët e njësisë bashkiake nr 3 në Tiranë.