E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore trajnon biznesin per tenderat

Banka Boterore ka bere gati nje proces trajnimi per bizneset shqiptare se si ata mund te marrin pjese ne tenderet qe organizon, institucioni financiar nderkombetar. Sot nis takimi i pare me Dhomen e Tregtise dhe industrise, ku do te referojne procedurat e tenderimit zyrtare te larte te perfaqesise se Bankes Boterore ne Tirane. Trajnimi do te kete ne fokus politikat dhe procedurat e prokurimit te Bankes Boterore, udhezuesit, metodat e prokurimit, dokumentet standarde si edhe disa aspekte ne tenderet e punimeve te ndertimit dhe mallrave. Banka Boterore qe nga viti 1992 ne vitin tone ka financuar nje numer te madh projektesh, te cilat kane perfshire pothuajse te gjitha linjat e zhvillimit ekonomik dhe social ne vend. Mirepo, banka aplikon procedura te ndryshme tenderimi nga se aplikon qeveria per fondet e saj. Per shkak te kesaj situate, pjesa derrmuese e biznesit ne vendin tone nuk eshte e orientuar dhe e informuar me procedurat e prokurimeve dhe per rrjedhoje nuk merr pjese ne tenderet qe zhvillon ajo. Ne kete kuader, Banka Boterore do te njohe biznesin me portofolin aktual te projekteve dhe njekohesisht do t’i beje thirrje biznesit vendas qe te jete aktiv ne zbatimin e tyre. Banka Boterore eshte banka me e madhe e zhvillimit e botes, nje prej dy te ashtuquajturve institucione te Bretton Woods, se bashku me Fondin Monetar Nderkombetar, te krijuara per te ndihmuar rindertimin pas Luftes se Dyte Boterore. Fokusi i Bankes Boterore sot eshte ne reduktimin e varferise. Banka thote se vitin e kaluar u dhane me shume se 20 miliarde dollare per 245 projekte ne vendet ne zhvillim, perfshi ekspertizen financiare dhe teknike. Ne menyre tipike, Banka u huan para me interesa te uleta vendeve qe kane veshtiresi grumbullojne para ne tregjet financiare. Vendet qe marrin hua nga Banka kane nje periudhe me te gjate per t'i shlyer huat sesa u lejohet nga bankat tregtare. Banka eshte ne pronesi dhe qeveriset nga 184 vende, por Shtetet e Bashkuara dhe vendet me te pasura evropiane jane kontribuuesit me te medhenj dhe ushtrojne influencen me te madhe mbi axhenden e saj. Shoqata Nderkombetare per Zhvillim e Bankes Boterore ka dhene rreth 840 milione USD per 59 projekte ne Shqiperi. Gjithashtu, Banka Boterore ofron asistence teknike, analitike dhe keshillim per politikat. Nga keto jane disbursuar US$ 648,6 milione. Aktualisht jane 15 projekte ne zbatim.

Kredite

Kushtet me te cilat Banka Boterore krediton Shqiperine jane interesa te uleta dhe kthim te borxhit nga nje periudhe 20-40 vjecare dhe me nje periudhe te lire prej 10 vjetesh. Vitet e fundit, Shqiperia ka kaluar nivelin ekstrem te varferise dhe ne kete menyre kredite me kushte te buta kane ardhur drejt uljes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›