Berisha, me biznesin kinez te cimentos
Kryeministri Berisha priti dje nje grup drejtuesish te grupit shteteror kinez “Sinoma”, te kryesuar nga kryetari i Bordit, Tan Zhongming. Grupi “Sinoma” ze vendin e pare ne bote ne fabrikimin e teknologjive ne fushen e prodhimit te cimentos, te fibrave te xhamit, te minierave jo metalike, teknologjive te qeramikes. Biznesmenet kineze i prezantuan Kryeministrit Berisha vendimin e Bordit te Kompanise per te investuar ne Shqiperi, nepermjet ndertimit te fabrikave ne fushat e mesiperme, si dhe per ta konsideruar Shqiperine si qender te biznesit te tyre, te perpunimit dhe shperndarjes se produkteve te tyre ne Evrope.