Berisha: Australia, gati bashkepunimi dypalesh
Kreu i qeverise, Berisha, priti dje ne Tirane nje takim kortezie ambasadorin e Australise per Shqiperine, Jeremy Roger Njuman, me rezidence ne Athine, me rastin e emerimit te tij ne kete detyre. Kryeministri Berisha, pasi i uroi mireseardhjen, i shprehu ambasadorit vullnetin dhe angazhimin e qeverise shqiptare per te forcuar marredheniet shume te mira politike qe ekzistojne mes dy vendeve dhe per te rritur bashkepunimin dypalesh ne te gjitha fushat. Ambasadori australian i transmetoi Kryeministrit Berisha pershendetjet e perzemerta te Kryeministrit australian, Kevin Rudd, dhe i shprehu gatishmerine e qeverise australiane per te intensifikuar kontaktet ne nivelet me te larta politike, si dhe bashkepunimin dypalesh ne te gjitha fushat.