E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerimi i Lanes, nisin punimet ne 400 m lineare

Pas nje viti, zona prane Maternitetit te Ri do te marre nje pamje krejt te re. Rreth 400 metra lineare do t’i nenshtrohen punimeve per zgjerimin dhe sistemimin e Lanes. Punimet do te perfshijne zonen nga ura e sapo inauguruar e Maternitetit te Ri, duke vazhduar rreth 400 metra me tutje. Sipas projektit te paraqitur edhe njehere nga kryetari i Bashkise, Edi Rama, edhe kjo pjese e lumit, e mbuluar aktualisht me shkurre, inerte dhe mbeturina, do te behet ashtu sic eshte pjesa tjeter e lumit, dhe trotuaret ne te dy anet e tij.

Projekti

Pas nje viti, pritet qe gjeresia e rruges prane Maternitetit te Ri “Koco Gliozheni” prej nga do fillojne punimet, te jete 11,5 m. Gjithashtu, mesohet se trotuaret do te trajtohen me pllaka betoni, ndersa projekti i kanalizimeve te ujerave te zeza parashikon ndertimin e nje kolektori te ri ne te dy anet e Lanes. Keta kolektore do te jene vazhdim i kolektoreve ekzistues, qe jane pergjate gjithe gjatesise se Lanes, deri tek ura e Shkolles Teknologjike. Projekti i kanalizimeve te ujerave te bardha parashikon ndertimin e nje rrjeti te ri kolektoresh ne te dy anet e rruges, ndersa projekti i ujesjellesit parashikon ndertimin e nje tubacioni polietileni ne te dy anet e Lanes, qe do te sherbeje per furnizimin me uje te godinave ne te dy krahet e rruges se re. Per sa i perket ndricimit rrugor, do te behet i ri ne te dy bulevardet, ne te dy anet e Lanes. Ndricimi do te jete dekorativ dhe do te realizohet me shtylla metalike, te vendosura pergjate trotuarit ne ane te rruges. Rrjeti ekzistues i kanalizimeve ne kete segment pothuajse nuk ekziston, pasi kjo pjese, per sa i perket infrastruktures ujore, eshte e pasistemuar. Kolektoret e ujerave te zeza ne te dy anet e Lanes, nderpriten pikerisht deri ne piken ku do te vazhdoje sistemimi dhe zgjerimi i rrugeve te reja ne te dy anet.

Punimet

Ne ceremonine e fillimit e punimeve mori pjese edhe kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Sipas tij, keto punime me nje financim prej rreth 113 milione lekesh nga te ardhurat e Bashkise se Tiranes, do te krijojne nje lidhje te re mes zones ne fjale dhe pjeses tjeter te Tiranes. “Ky projekt do t’i jape nje zhvillim komplet tjeter nga pikepamja sociale dhe ekonomike kesaj zone deri me sot te mbetur jashte arterieve te zhvillimit”, tha kryebashkiaku. Objekti qe do te realizohet eshte vazhdim i aksit me te fuqishem urban qe pershkon qytetin nga lindja ne perendim, qe sot shtrihet i sistemuar, duke filluar para godines se Maternitetit “Koco Glozheni” deri ne kryqezimin me rrugen e Kavajes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›