E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore:Ekonomia ruse e dobët

Banka Botërore (BB) deklaron se Rusia po përjeton një periudhë të rritjes solide, megjithatë ekonomia e saj vazhdon të jetë e dobët.

Në raportin e publikuar të martën, ky institucion parashikon rritje me 3.5 për qind në vitin 2012 dhe 3.9 për qind më 2013-ën, çfarë është më pak se 4.3 për qind se vitin e kaluar, kohë kjo kur Rusia u bë ekonomia e nëntë më e madhe në botë.

Banka Botërore thotë se ftesa për Rusinë për të aderuar në Organizatën Botërore të Tregtisë në verë të 2012-ës, pas shumë viteve negociata, “është një mundësi unike dhe e rëndësishme” për zhvillimin ekonomik të vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›