Siri, OKB shqetësim për sulmet ndaj fëmijëve

Kombet e Bashkuara janë të bindura se autoritetet sirianë po vënë në mënyrë sistematike dhe të qëllimshme në shënjestër fëmijët.
Komisionerja e të drejtave të njeriut pranë OKB-së, Navi Pillay u shpreh shume e shqetesuar per fatin e qindra te miturve te mbajtura ne qelite e paraburgimit ne vendin e perfshire prej nje viti nga nje rebelim anti-qeveritar.
Vetëm me një urdhër të thjeshtë të tij presidenti Bashar al Assad, tha ajo për BBC, mund t`i japë fund dhunës ndaj civilëve dhe vrasjeve në masë. Damaskut e pranoi planin e paqes së Kofi Ananit, por arsyet e një lëvizjeje të tillë kanë ngjallur mjaft skepticizëm. Diplomatë të rëndësishëm, përfshirë sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton, e bënë të qartë se presin nga regjimi sirian që pranimin e planit të paqes ta kthejë në diçka më shumë sesa një njoftim sipërfaqësor.