Pershkallezimi i krizes se borxhit ne Eurozone

Një përshkallëzim i mëtejshëm i krizës së borxhit në Eurozonë mund të shkaktojë një përshpejtim shumë më të përgjithësuar nga rreziku i vërejtur deri më tani. Afirmimi vjen nga FMN, pikërisht nga zëvendës drejtori i fondit Naoyuki Shinohara në deklaratën e tij nga Bangkoku. Për të shmangur këtë rrezik politikbërësit europianë duhet të ndjekin një rregullim fiskal në ritmin e duhur ka thënë zyrtari i lartë i FMN, duke shtuar se ritmi ndryshon midis vendeve. Sipas Shinohara, përmirësimet e kohëve të fundit janë shumë të brishta dhe me sfida të rëndësishme politike që mbeten për t’u kryer, ndërkohë që rreziqet mbeten të larta. Shinohara i ka kërkuar gjithashtu Evropës të miratojë reformat financiare për të stabilizuar sektorin bankar dhe të ndjekë reformat strukturore për të rivendosur konkurrencën. Më tej, ai tha se rajoni duhet të rris forcën e mbrojtjes së tyre për të siguruar një ndihmë adekuate për qeveritë që ndërmarrin reformat. Shqetësimi më i afërt është një përshkallëzim i ri në zonën e krizës, ka deklaruar ai. Në shumë vende, borxhi publik mbetet në nivele rekord, ndërkohë që papunësia është tepër e lartë, është shprehur zëvendës drejtori i Institutit të uashingtonit. Zëvendësdrejtori i FMN gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve të zhvilluara të zbatojnë reforma strukturore për të korrigjuar dëmin e shkaktuar nga kriza", ndërsa vendeve në zhvillim u ka kërkuar të mbeten "vigjilentë.