Vlorë, 4 të arrestuar për vjedhje e falsifikim dokumentash

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave të shpallur në kërkim për vjedhje dhe 1 për falsifikim dokumentash. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Romeo Moku 28 vjeç, Eneraldo Danaj 19 vjeç, Astrit Selmani 61 vjeç dhe Erion Nebiaj 28 vjeç.
Policia thekson se ndalimi I 28-vjeçarit Moku u krye pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burg për vjedhje ndërsa 19-vjeçari Danaj ishte shpallur në kërkim pasi i ka vjedhur xhaxhait të tij disa bizhuteri floriri me një vlerë prej 438 000 lekësh.
Gjithashtu policia thekson se 61-vjeçari Selmani është arrestuar pasi akuzohet për vjedhjen e një kabëlli ndërsa 28-vjeçari Nebiaj ishte dënuar me 2 muaj burg për veprën penale "Falsifikimi i dokumentave".