Banka Do lehtesojme kushtet per kredite
Rritja e kreditimit nga bankat e nivelit te dyte ne vend per te financuar ekonomine eshte synimi i projekt-paketes se Bankes se Shqiperise e diskutuar dje me grupet e interesit. Kjo pakete e orientuar drejt masave me te lehtesuara te mbikeqyrjes perfshin ne thelb tolerime ne rregulloret e riskut ndaj kredise Per administrimin e rrezikut nga ekspozimet e medha. Kjo levizje e Bankes se Shqiperise vjen pas rezultateve te 6-mujorit ku kreditimi ne vend edhe pse pasqyron trend pozitiv eshte shume larg ritmeve te viteve me te hershme. Rishikimi i masave mbikeqyrese per bankat e nivelit te dyte nga ana e BSH-se po konsiderohet pikerisht tani ne kohen kur nga njera ane vleresohet se efektet e krizes jane zbehur dhe nga ana tjeter ritmi i financimit te ekonomise eshte ne nivele te uleta. Paketa e diskutuar me grupet e interesit duhet te marre miratimin e Keshillit te Mbikeqyrjes per tu zbatuar.
Ndryshimet
Banka e Shqiperise gjate gjithe kohes ka lakuar dhenien e stimujve te caktuar bankave ne menyre qe
te krijohet mundesia e rritjes se nje kreditimi te qendrueshem. Burime nga Banka e Shqiperise bejne me dije se ndryshimet ne masat e mbikeqyrjes se bankave te nivelit te dyte do te jene te orientuara drejt provigjoneve kjo e vleresuar me balancat e Standardeve Nderkombetare te Raportimit Financiar. Tolerimi ne kete aspekt duket se shihet nga Banka si nje menyre per te zgjeruar kreditimin ne perputhje me nevojat strukturore e ciklike te ekonomise. Perfaqesuesit e Bankes se Shqiperise dhe Shoqates Shqiptare te Bankave u shprehen dje se situata e konsoliduar eshte ajo qe po justifikon nevojen e ndryshimit te disa parametrave ne sistemin raportues ne drejtim te nje lehtesimi te tij me orientim zgjerim te hapesirave te mbeshtetjes se ekonomise me kreditim. Lidhur me pakten e paraqitur nga BSH-ja duket se bankat ne vend kane dhene miratimin e tyre duke e lene kete diskutim ne vijim te konkretizimit te bisedave dhe detajeve teknike te masave te diskutuara. Kreditimi ne vend gjate ketij viti ka njohur ritme te uleta kjo e shoqeruar edhe nga kerkesa e ulet per kredi. Banka e Shqiperise u ka bere thirrje bankave ne vend qe te ndjekin nje politike pro-biznesit duke kredituar ato projekte qe garantojne shlyerje te kredise nderkohe qe nga ana tjeter ka bere thirrje per identifikim te klienteve me probleme. Me ndryshimin e kuadrit rregullator te mbikeqyrjes duket se efekti do te jete ne kahun e rritjes se kreditimit duke prishur keshtu balancen e deritanishme te nje politike te shtrenguar kredituese. Tryeza e mbajtur me Shoqaten e Bankave ne vend eshte hapi i pare drejt paraqitjes se paketes se ndryshimeve para Keshillit te Mbikeqyrjes i cili eshte organi kompetent per dhenin e ok te zbatimit.