Buxheti 2011 shpenzimet 4 miliarde USD
Kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se Komitetit te Planifikimit te Strategjive beri me dije edhe prioritetet qe ka buxheti i vitit te ardhshem duke e cilesuar ate si buxhetin me te madh ne historine e vendit. Konkretisht kreu i qeverise theksoi se ne vitin e ardhshem eshte parashikuar ndertimi i tunelit te autostrades Tirane-Elbasan ndertimi i nje stadiumi gjigant model dhe ndertimi i Parlamentit te ri. Nderkohe qe persa u perket politikave sociale qeveria do te vazhdoje me rritjen e pagave dhe te pensioneve edhe ne vitin e ardhshem ashtu sikunder kishte premtuar ne platformen e saj elektorale. Buxheti ne vleren e 4 miliarde dollareve u cilesua nga Kryeministri si i bazuar mbi performancen ekono-mike duke reflektuar keshtu nje rritje te te ardhurave te eksporteve dhe te besimit te te huajve tek kjo ekonomi e lidhur kjo
me eurobondin e disa dite me pare.
Borxhi
Kreu i qeverise u shpreh ne mbledhjen e Komitetit te Planifikimit te Strategjive se vitin e ardhshem synohet qe niveli i borxhit te jete 59 per qind. Borxhi i vitit te ardhshem do te jete 59 per qind. Ai nuk rritet ulet pak ose mbetet aty ku eshte. Deficiti buxhetor do te mbetet ne standardet e vendeve me te avancuara te Bashkimit Europian 3.5 per qind tha Berisha. Nderkohe qe duke e lidhur situaten e borxhit te Shqiperise me marrjen e eurobondit ai vleresoi se shlyerja e kredise 200 milione euro me interes 11 per qind e le borxhin shqiptar nje borxh te shendetshem. Borxhi i Shqiperise eshte borxhi me beninj ne Europe. Kjo pasi 35 per qind e tij eshte borxh ne monedhen e vendit dhe pjesa tjeter ne teresi eshte borxh i institucioneve nderkombetare financiare jo private tha Kryeministri.
Projektet
Tri jane projektet kryesore qe do te mbeshtese buxheti i vitit 2011. Ky buxhet do te mbeshtese edhe projekte te tjera ndertimin e Parlamentit dhe stadiumin e ri te kryeqytetit. Meqenese nga autoritetet vendore nuk u gjet nje mundesi per ti dhene kryeqytetit nje stadium qeveria nderhyri dhe do ta beje ate realitet detajoi Berisha. Nderkohe qe sipas tij brenda nentorit shpallet tenderi per tunelin Tirane - Elbasan. Jane mbi 1 milion shqiptare qe mezi presin ndertimin e atij tuneli dhe eshte ne meriten e madhe te ketij buxheti qe i jep mundesi qeverise tone per ta filluar ate per te hapur tenderin brenda javeve qe vijne dhe per te firmosur kontraten ne kohen me te pare te mundshme me nje prej kompanive me serioze ne Evrope dhe ne bote ne menyre qe te marre persiper ndertimin e tunelit per 18 muaj u shpreh ai.
Nertila Maho