Rimbursimi i kasave opozita Bashkite falimentojne Qeveria I kompensojme
Subvencioni i kasave fiskale dhe taksimetrave se bashku me disa ndryshime te tjera ne ligjin per sistemin e taksave vendore jane bere molle sherri mes deputeteve te Komisionit te Ekonomise. Opozita e ka cilesuar kete vendim te qeverise si shkelje te Kushtetutes dhe rrenim te pushtetit vendor buxheti i te cileve eshte cilesuar se do te pesoje nje shok ne mungesen e te ardhurave. Deputetja e PS-se Mimi Kodheli e ka konsideruar kete praktike si te gabuar pasi te ardhurat nga biznesi qe tani do te shkojne per subvencionim te kases perbejne masen me te madhe te buxhetit te njesive vendore cka do te sjelle falimentimin e tyre. Shuma prej 2.3 miliarde qe do te orientohet ne subvencionimin e kasave eshte cilesuar si jetike per vendoret. Deputeti Arben Malaj nuk hezitoi ta quante kete si nje korrupsion politik me te cilin mazhoranca po mundohet te manipuloje biznesin ne vend. Deputetet e mazhorances jane pozicionuar ne qendrimin pro ketij projektligji duke e mbrojtur ate me idene se subvencionimi nxit biznesin te pajiset me kasa cka sjell edhe formalizimin e plote te ekonomise dhe nje mbledhje me te mire te te ardhurave nga ky biznes ndersa nga ana tjeter u lakua fakti qe qeveria ka rritur kontributet orientuar drejt bashkive dhe komunave. Nga Ministria e Financave ishte i pranishem zevendesministri Alfred Rushaj i cili u shpreh se subvencionimi i kasave deri ne vleren 44 mije leke dhe taksimetrave deri ne 30 mije lekeve ka nje afat per biznesin qe eshte 28 shkurt 2011. Biznesi duhet te pajiset me kase sipas vendimit te qeverise dhe te marre kompensimin e duhur permes mospageses se detyrimit tatimor ne masen e percaktuar ne ligj prane njesive vendore perkatese. Ne projektligjin qe mazhoranca kaloi dje perfshiheshin edhe disa ndryshime ne perkufizimin e reklames identifikuese dhe percaktimit te nje cmimi tavan per siperfaqen mbi 18 metra te tabelave te reklamimit.