Banka Islamike, kredi për ujësjellësin e Orikumit
Nënshkruhet marrëveshja e kredisë me Bankën Islamike për Zhvillim, IDB, për financimin e projektit “Furnizimi me ujë dhe sanitetit në Orikum”. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Ridvan Bode. Ministri Bode falënderoi Bankën Islamike për Zhvillim për bashkëpunimin dhe inkurajoi për projekte të tjera që lehtësojnë infrastrukturën turistike në vend. Marrëveshja është përshëndetur edhe nga zyrtarët e IDB-së të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë në projekte të tjera. Kostoja totale e projektit është 16.467 milionë USD që do të bashkëfinancohet nga: IDB 13.351 milionë USD, dhe qeveria shqiptare 3.116 milionë USD.
BSH-ja hedh në treg më 14 nëntor kartëmonedhën e re 1000 lekë
Banka e Shqipërisë në datë 14 nëntor 2008, do të hedhë në qarkullim kartëmonedhën e re të prerjes 1000 lekë, emetim i vitit 2007. Në një njoftim të Bankës së Shqipërisë thuhet se vendimi i marrë në 2006-ën është në përputhje me programet e Bankës së Shqipërisë dhe ka si qëllim modernizimin e kartëmonedhës së prerjes 1000 lekë, sipas standardeve më të mira të arritura në fushën e emisionit të parasë. Kartëmonedha e re ka në përbërjen e saj të gjitha elementet bashkëkohore të sigurisë që përdoren sot në këtë fushë. Kartëmonedha e re, e prerjes 1000 lekë emetim i vitit 2007 ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën e prerjes 1000 lekë, emetim i vitit 2001. Por, ndryshe nga emetimi i mëparshëm, ajo do të ketë përforcime të disa elementeve të sigurisë si dhe përmirësime të qëndrueshmërisë ndaj dëmtimit. Më konkretisht, në kartëmonedhën e re ndryshojnë elementet të tillë si: firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe e Drejtorit të Emisionit, viti në trupin e saj do të jetë 2007, shtohet elementi i qosheve të përforcuara, rritet gjerësia e fillit të sigurisë, relievi i kartëmonedhës është më i ndjeshëm në prekje, sidomos tek pjesa e teksteve dhe numrave, kartëmonedha është llakuar për ta mbrojtur nga lagështia. Duke filluar nga 14 nëntor 2008, kartëmonedha e prerjes 1000 Lekë, emetim i vitit 2007, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.