Basha: OSBE-ODHIR, më shumë vëzhgues në zgjedhje
Ministri i Punëve të Jashtme, përsëriti angazhimin e Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së në vitin 2012. “Kryesia do të dëshmojë jo vetëm kapacitetet kontribuues, gjithnjë në rritje, të një vendi që ka bashkëpunuar, që është ndihmuar dhe që ka përfituar nga OSBE-ja, por është një mundësi më shumë për promovimin e interesave të ndryshëm të vetë rajonit”, tha ai
Në emër të qeverisë shqiptare, ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, fton ODIHR-in që të dërgojë numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve për monitorimin e zgjedhjeve 2009. Z. Basha zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, në Vjenë, nga ku vlerësoi kontributin e OSBE-së në Shqipëri. Basha mbajti një fjalim përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, teksa u përqendrua tek reforma elektorale dhe përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore për parlamentaret e vitit të ardhshëm. Basha njohu ambasadorët e akredituar pranë OSBE-së me zhvillimet më të fundit në lidhje me ecurinë e punës për hartimin e Kodit të ri Elektoral. Ai gjithashtu, vlerësoi kontributin e OSBE-së në mbështetje të zhvillimeve demokratike të vendit dhe siguroi se Shqipëria është e angazhuar të vazhdojë bashkëpunimin e frytshëm me Organizatën. Në vijim të fjalës, ministri i Punëve të Jashtme informoi Këshillin e Përhershëm për ecurinë e reformave në vend dhe rezultatet e deritanishme të Shqipërisë në fushën ekonomike dhe në luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në përgjigje të fjalës së ministrit Basha, SHBA dhe BE, në deklaratat e tyre, pasi siguruan për mbështetjen e plotë në procesin e reformave të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria e Shqipërisë, vlerësuan me nota pozitive arritjet e vendit në fusha të ndryshme, konsensusin politik ekzistues për përfundimin me sukses të reformës elektorale, si dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Ministri Basha gjatë vizitës në Vjenë u prit në takime të veçanta nga Kryetari i Këshillit të Përhershëm, ambasadori i Finlandës, z. Antti Turunen dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, z. Marc Perrin de Brichambaut. Sipas ministrit Basha, OSBE-ja është kontribuuese e vyer për sigurinë, është një pozicion shumë i përshtatshëm për të promovuar demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, të gjithë elementë thelbësorë të sigurisë, në Këshillin e Përhershëm të Organizatës. “OSBE-ja vazhdon të jetë një forum esencial diskutimi, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi reciprok, i cili nuk e ka shteruar potencialin e tij si një kontribuues i vyer për sigurinë në të gjithë rajonin ku kjo organizatë shtrihet”, - tha z. Basha. “Në kushtet kur siguria brenda kombeve po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, parimet e promovuara nga OSBE-ja marrin një vlerë të shtuar, - tha ministri, - duke shtuar se “ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në mënyrë që këto vlera të mbizotërojnë përfundimisht në të gjithë rajonin e OSBE-së”. Basha, gjithashtu, vlerësoi punën e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, duke thënë se Prania e ka mbështetur vendin në reformën elektorale dhe përfundimin e regjistrit elektronik të popullsisë. Vitin 2008 ai e cilësoi si një “pikë kthese për Evropën Juglindore, për shkak të pavarësisë së Kosovës dhe ftesës për Shqipërinë dhe Kroacinë për t’u anëtarësuar në NATO.
Shqipëria kërkon kryesimin e OSBE-së në 2012-ën
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, përsëriti angazhimin e Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së në vitin 2012, duke nënvizuar kontributin që mund të japë vendi ynë në kryesimin e kësaj organizate. “Kryesia do të dëshmojë jo vetëm kapacitetet kontribuues, gjithnjë në rritje, të një vendi që ka bashkëpunuar, që është ndihmuar dhe që ka përfituar nga OSBE-ja, por është një mundësi më shumë për promovimin e interesave të ndryshëm të vetë rajonit”, - tha z. Basha. Ai, gjithashtu, vlerësoi kontributin e OSBE-së në mbështetje të zhvillimeve demokratike të vendit dhe siguroi se Shqipëria është e angazhuar të vazhdojë bashkëpunimin e frytshëm me Organizatën. Në përgjigje të fjalës së ministrit Basha, SHBA dhe BE, në deklaratat e tyre, pasi siguruan për mbështetjen e plotë në procesin e reformave të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria e Shqipërisë, vlerësuan me nota pozitive arritjet e vendit në fusha të ndryshme, konsensusin politik ekzistues për përfundimin me sukses të reformës elektorale, si dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Në të gjitha takimet, interlokutorët treguan interes të veçantë për vlerësimet dhe vizionin e Shqipërisë në lidhje me zhvillimet dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.