E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Popullore, transferta pa komisione

Banka Popullore mori vendim keto dite per te ofruar sherbimet e transfertave ndaj biznesit pa komisione. Drejtori i Pergjithshem i Bankes, Edvin Libohova, tha se, Keshilli Drejtues vendosi te mos mbaje komisione per transfertat ne monedhen vendase per te krijuar nje klime te favorshme bashkepunimi me biznesin. Ky sherbim i ri vlen per te thelluar bashkepunimin me komunitetin e biznesit, si nje pjese e rendesishme e klienteve qe ka banka. Komisionet e transfertave nuk po aplikohen me nga Banka Popullore qe nga 1 marsi. Cmimi i nje komisioni qe bankat mbajne kundrejt transferimit te nje vlere monetare nga nje llogari varion nga 100 leke ose 10 euro minimumi. Por, vlera eshte edhe me e madhe ne varesi te shumes qe transferohet. Disa banka aplikojne vleren e komisionit ne perqindje. Bankat e nivelit te dyte, ka nisur konkurrencen ne sherbimet e transfertave ashtu si edhe ne linjat e tjera (depozita, kredi etj). Por me se shumti interesi i bankave qe operojne ne Shqiperi eshte fokusuar ne transfertat e emigranteve. Por vendimi i qeverise per pagat e privateve ne banka dhe transfertat e biznesit gjithashtu, ka afruar mjaft vlerat monetare drejt sistemit bankar. Perfaqesuesit e biznesit mendojne se, prirja per te reduktuar kostot bankare te bizneseve, si dhe per te qene sa me transparent me publikun, eshte nje pergjigje e drejtperdrejte dhe institucionale ndaj masave per futjen e gjithe veprimtarise se bizneseve ne kanalet bankare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›