E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi, bankat te ulin cmimet e sherbimeve

Blerina Hoxha
Bankat tregtare duhet te ulin komisionet e transfertave ne monedhen vendase, lek, pas hyrjes ne fuqi tashme, te ligjit per kryerjen e te gjitha pagesave ne banka. Kerkesen e ka bere dje, kryetari i Bashkimit te Dhomave te Tregtise e Industrise te Shqiperise, Ilir Zhilla, i cili ka pohuar gjithashtu se, bankat ofrojne sherbime diskriminuese per biznesin. Me pare bankat jane atakuar per cmimet e larta qe ofrojne per sherbimet edhe nga Kryeministri Sali Berisha dhe Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani.
"Eshte e rendesishme qe vullnetit te mire te biznesit e te sipermarrjes se lire, per te respektuar perfshirjen e transaksioneve financiare ne sistemin bankar, edhe ky i fundit t'i pergjigjet ne te njejten menyre", tha Zhilla.
Qeveria i ka favorizuar bankat tregtare, duke detyruar me "force" biznesin qe te beje te gjithe pagesat ne sportelet e tyre, por bankat nuk i kane ulur cmimet e sherbimeve ndaj biznesit. Gjate vitit qe shkoi, nje sere vendimesh te rendesishme jane ndermarre per t'u imponuar sipermarrjeve, detyrimin per te funksionuar mbi bazen e transaksioneve bankare. Si rrjedhoje, disa banka po hapin dege te reja fale ketyre vendimeve, por nga ana tjeter nuk ka nje ulje te cmimit per sherbimet bankare. Aktualisht sistemi bankar shqiptar jep interesa per depozitat tri here me pak se kerkon per kredite. Nje tjeter spekulim eshte se norma e interesit per depozitat ne leke ne te gjitha afatet e maturimit eshte shume me e ulet se norma e fitimit, qe bankat marrin nga investimet ne blerjen e letrave me vlere te qeverise, ku aktualisht po marrin nje interes mjaft te larte. Teorikisht, bankat duhet te ofrojne nje norme interesi per depozitat ne leke, jo me te ulet se interesi qe marrin ne ankandet e bonove te thesarit. Por nga ana tjeter, shprehet Zhilla, edhe Banka e Shqiperise gjithashtu duhet te ushtroje ndikimin e vet ne kahen e reduktimit te kostos se biznesit ne marredheniet me bankat, pasi kjo do te stimulonte futjen e biznesit ne banka, do te inkurajonte edhe me tej formalizimin e biznesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›