"Gjyqtaret, biznes me profesionin"
Redinalda Caushaj
Gjyqtaret bejne biznes me profesionin e tyre. Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, atakon 12 gjyqtare te Apelit ne Tirane dhe hedh kritika te forta ndaj sistemit qe e ka cilesuar si te korruptuar. Te njejten mendim ka ndare edhe nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, i cili kerkoi qe te reflektohej pas raporteve te Departamentit amerikan te Shtetit dhe OSBE-se. Deklaratat jane bere dje gjate analizes vjetore te Gjykates se Faktit Tirane dhe Apelit, ku moren pjese nje numer i madh gjyqtaresh. Togat e zeza kane marre edhe vleresime sarkastike, pasi Alibeaj ka permendur nje rast te voneses se shpalljes se vendimit, duke e cilesuar nje rekord. "Ju keni thyer edhe rekordin Guinnes, duke shpallur pas 7 muajsh e 23 ditesh nje vendim qe keni marre", ka thene ministri. Madje, ai ka shkuar me tej me frazat plot sarkazem, duke thene se "edhe trupi gjykues i 'Etheve' gjykon me mire se sa ju".
Gjate analizes vjetore te zhvilluar ne ambientet e "Hotel Tirana International", ministri i Drejtesise ka kritikuar ashper te 12 gjyqtaret e Gjykates se Apelit Tirane, duke i krahasuar ata me doganieret dhe tatimoret, te cilet kane ecur perpara, nderkohe qe sistemi gjyqesor ka mbetur ne vend. "Si mund ta shpjegoni faktin qe minimalisht 12 nga gjyqtaret e Apelit, gjykates me te madhe ne Shqiperi, pasi japin nje vendim gjyqesor ne nje dite te bukur mes paleve qe presin pas deres, i shpallin keto vendimet deri ne 7 muaj e 23 dite me vone", tha Alibeaj. Ceshtje te tjera te prekura kane qene dosjet e pambyllura qe flene ne sirtaret e gjykates, vendimet e paarsyetuara, mosrespektimi i afateve, duke lene rruge te hapur per afera korruptive.
Qytetaret nuk arrijne te gjejne drejtesi ne dyert e gjykatave dhe zgjedhin si rrugen me te mire ankesat ne Ministrine e Drejtesise dhe ne Keshillin e Larte te Drejtesise. "Ju nuk mund t'i detyroni qytetaret te vdesin ne salle te gjyqit apo te marrin armen dhe te qellojne ndaj jush", u shpreh ministri, duke iu referuar rastit te Fierit, kur nje person qelloi mbi gjyqtarin dhe plagosi rojen e gjykates, dy vjet me pare. Por, sipas Alibeajt, para se ata te kerkojne rritje te rrogave, duhet te mesojne se si te sillen me qytetaret dhe per me teper te respektojne oraret e punes. "Pas ores 14:00, gjyqtaret ne Gjykaten e Tiranes nuk ndodhen me ne zyre, por kane ikur. Nderkohe qe oborri i institucionit gjendet i mbushur me makina luksoze", perfundoi ministri fjalen e tij.
Thane:
Enkelejd Alibeaj:
"Une e kuptoj rendesine qe ka procesi gjyqesor per ca qyqare qytetare, qe presin drejtesi. Kryetaret e gjykatave dhe vete gjyqtaret nuk e kane kete rendesi qe ka per Ministrine e Drejtesise dhe KLD-ne, qe heqin dore nga trupi gjykues sidomos ne konkluzionet perfundimtare. Avokatet jane ajo pjese qe per interesa te tyre behen pengese. Deri me sot qe jam ne pozicionin e ministrit, vetem nje kerkese me ka ardhur nga nje gjyqtar qe jepte fakte per mungesat e avokateve. Gjyqtari duhet te beje nje kallezim penal nese veren shkelje te tilla. Eshte e rende sintaksa e perdorur nga ju qe shoqata i sherben ministrit apo KLD-se. Nuk ka asnje lloj tendence qe nje shoqate te sherbeje".
Gjin Gjoni, gjyqtar:
"Nuk eshte normale qe te gjithe gjyqtaret te jene te korruptuar. Me te korruptuar jane ato vendime qe gjejne mbeshtetje ne gjykata me te larta. Nderkohe qe duhet te percaktojme qarte futjen e daljen e kryetareve te gjykatave ne short per proceset gjyqesore sipas interesave te tyre vetjake. Duhet nje nderhyrje ne Kodin Penal. Kthimi i ceshtjeve te behet deri ne dy here dhe jo deri ne kater here. Problemi qe duhet te diskutojme eshte administrata gjyqesore. Kush eshte procesi i perzgjedhjes? Gjyqtaret jane bere si trampoline. Ne dosje nuk perfshihet asnjehere nje ekspertize mjeko-ligjore e te pandehurit. Nderkohe qe jane vetem 10 salla per 50 gjyqtare".
Ariana Caco, gjyqtare:
"Nje nga problemet eshte infrastruktura ne Gjykaten e Tiranes. Eshte e kote qe te vazhdojme te gjykojme neper zyra. Ngarkesa dhe veshtiresia ne pune eshte nje tjeter problem. Ne punojme ne sektore. Une jam gjyqtare ne seksion administrativ, por gjykoj edhe ceshtje te tjera. Aktualisht kam 150 dosje ne dore. Nderkohe qe nga ana tjeter shorti nuk eshte transparent. Ne mblidhemi ne mengjes, hidhet shorti, por nuk kemi kohe qe te shohim se cfare ceshtje do te gjykojme me pas".
Gent Xholi, Prokuror i Tiranes:
"Puna e prokurorise vleresohet ne gjykate. Konstatoj qe organit te akuzes i vihen dy epitete, ajo e pales ne nje proces gjyqesor dhe funksionit te caktuar. Prokuroria ka faturen e vet, si masa e sigurise. Nderkohe qe rastet e pafajesise te nxjerra nga ana e gjykates i kam konceptuar si paaftesi e prokurorit tim. Gjykata eshte ne koherence, nuk na konsideroni pale, por na ktheni reston qe na takon, faturen qe na takon. Per nje person qe hetohet per nje vit e gjysme dhe po kaq kohe duhet per gjykim, Gjykata e Apelit rikthen dosjen per rihetim. Ne mbledhjen qe kam bere disa kohe me pare, kam kritikuar prokuroret e mi per te qene me aktive, nderkohe qe del qe ne salle behet se cfare thote prokurori".