Fadromisti shtyp djalin 2-vjecar
Xhemil Beharaj
Nje vogelush 2-vjecar ka vdekur aksidentalisht mesditen e djeshme, ne lagjen Saver te qytetit te Lushnjes, i shtypur nga automjeti qe drejtohej nga i ati. Flamur Mile ishte duke punuar prane shtepise me nje automjet te tonazhit te rende, teksa nga oborri ka dale Flavio, djali i tij 2-vjecar. Femija eshte futur nen rrotat e automjetit, qe drejtohej nga i ati, i cili ka ndaluar me te degjuar britmat. Por ishte teper vone. Babai i tronditur ka zbritur dhe ka gjetur te birin ne grahmat e fundit te jetes. Tentativat per t'i shpetuar jeten kane qene te kota. Femija eshte transportuar per ne morgun e spitalit rajonal te qytetit te Lushnjes, ndersa 44-vjecari eshte shoqeruar per ne mjediset e policise.
Zia ka pllakosur ne familjen e Flamur Miles, baba i tre femijeve. Fqinjet tregojne se burri 44-vjecar me veshtiresi e mban veten nga deshperimi. Deshmitare ne vendngjarje tregojne se Flamuri e kishte lene femijen duke luajtur ne kopshtin e shtepise dhe kishte shkuar te punonte me nje mjet te quajtur "pirun", disa metra larg shtepise, ne nje fabrike qumeshti ne lagjen periferike te qytetit. Babai nuk ka mundur te shohe te birin, i cili ka dale nga oborri dhe ka filluar te luaje nen automjetin e drejtuar nga i ati.