Banka Qëndrore Europiane, alarm për rritje të papunësisë

Banka Qendrore evropiane në buletinin e saj të përmuajshëm jep alarmin për rritjen e papunësise. Në buletin thuhej se papunësia në kontinentin e vjetër do të vazhdojë të rritet në një farë mase, cka do të bejë që dhe rritja ekonomike brenda eurozonës të jetë fragmentare. Banka e Frankfurtit gjithashtu nxit qeveritë të aktualizojnë strategjitë për shkëputjen nga masat stimuluese e të frenojnë barrën fiskale që mund të vihet në punë vetëm pas rimëkëmbjes totale të llogarive publike.
Lajmi vjen ndërsa Banka Botërore flet për një rritje të moderuar
ekonomike gjatë 2010. Ekonomia botërore po del nga kriza më ngadalë nga
sa pritej prej ekonomistëve thuhet në raportin më të fundit të Bankës
botërore "Parashikimi global për ekonominë 2010" u institucioni
prestigjoz frenon shpresat për një rritje të shpejtë të ekonomisë.
Situata në tregjet financiare mbetet e vështirë dhe kërkesa private
vazhdon të jetë e dobët për shkak të papunësisë.
Kështu pasojat e krizës ekonomike dhe financiare do të ndihen edhe
dhjetë vitet e ardhshme. Këto pasoja do të rëndojnë më shumë mbi vendet
në zhvillim megjithë fillimin e rimëkëmbjes. Sipas parashikimit të
Bankës Botërore rendimenti ekonomik në të gjithë botën këtë vit do të
rritet me 2,7 për qind dhe vitin e ardhshëm me 3,2 për qind. Gjatë vitit
2009 rendimenti i ekonomisë botërore ra me 2,2 për qind ndërsa tregtia
me më shumë se14 për qind.
Delina Bitraku
< I mëparshmi