Suedia e Sllovenia hapin ambasada në Tiranë
Suedia dhe Sllovenia do te hapin ambasadat e tyre ne Tirane. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare nga Ministria e Jashtme e Shqiperise. Sipas nje njoftimi per shtyp qeveria suedeze ka vendosur sot hapjen e ambasades ne Tirane, nderkohe qe aktualisht funksionon vetem Zyra perfaqesuese suedeze. Nderkaq, behet e ditur se edhe Sllovenia nga ana e saj, do te hape se shpejti ambasaden ne kryeqytetin shqiptar, nderkohe qe sot u inaugurua edhe ambasada sllovake nga ministri Lajcek dhe Meta.
Qeveria suedeze synon te forcoje prezencen e saj ne Ballkan dhe ne
Kaukaz, duke njoftuar keshtu edhe hapjen e nje ambasade edhe ne
Prishtine. “Ne duam të jemi present atje ku paratë tona për mbajtjen e
ambasadave të përdoren në mënyrën më të dobishme. Eshtë pozitive që ne
mund t’i përdorim burimet tona për të forcuar prezencën tone në një
numër vendesh që ndodhen pranë nesh”, ka deklaruar ministri i Jashtem
suedez, Karl Bild.
Anisa Braho