Beqja: Shqipëria, në situatë të rëndë ekonomike
Partia Socialiste flet per nje situatë të rende ekonomike. Ilir Beqja tha se qeveria po genjen shqiptaret duke paraqitur shifra te rreme te rritjes se prodhimit te brendshem.
"Në datën 26 nëntor, Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin e vitit 2010,
në 7 Janar 2010, 3 ditë pune pas nisjes në vitin e ri, Sali Berisha dhe
Ridvan Bode pranojnë se kishin votuar gabim 6 javë më parë. Pranojnë se
buxheti i votuar në kutinë e mbyllur të parlamentit nuk ishte realist,
dhe se të ardhurat e parashikuara në këtë dokument nuk mund të
mblidheshin, njësoj siç kishte paralajmëruar Partia Socialiste. Vetëm
tri ditë pune të vitit 2010 i mjaftuan Sali Berishës për të hedhur në
kosh premtimet e bujshme për buxhetin e vitit 2010 dhe të pranojë se: të
ardhurat do të jenë 317 milionë dollarë më pak sesa kanë votuar
deputetët e tij para 6 javësh. Investimet do të jenë 195 milionë dollarë
më pak sesa kanë votuar deputetët e tij para 6 javësh dhe 344 milionë
dollarë më pak se viti 2009.Papërgjegjshmëria e pashoqe e Sali Berishës,
kryeministër i vendit, e Ridvan Bodes ministër i Financave, për të
luajtur me llogaritë kombëtare është vrastare për të ardhmen e vendit. E
ardhmja e afërt dramatike e financave të vendit kërkon domosdoshmërinë e
rikthimit të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri",
deklaroi Ilir Beqja.
Dorian Kodra
< I mëparshmi