E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Qendrore Europiane nuk mbeshtet Bankia

Banka Qëndrore Europiane nuk ka pranuar të ndihmojë me rikapitalizim bankën e katërt më të madhe spanjolle në vështirësi “Bankia” e kërkuar nga Madridi. Lajmi bëhet i ditur nga britanikja “FT” sipas të cilës instituti i Frankfurtit e ka konsideruar të papranueshme  idenë e një mbështetje me 19 miliardë euro për “Bankia” përmes emetimit të titujve qeveritarë të borxhit publik, për t’i qarkulluar si kolateral në BQE për të marrë hua. Në fakt hipoteza për Eurotoëer do të vlente si një financim i qeverisë spanjolle  nga ana e institutit qëndror, që nuk përfshihet në rregulloren europiane. Sipas FT mospranimi nga ana e BQE lidhet me kërkesën për tu larguar nga posti i guvernatorit të BQS, një ditë më parë, Angel Fernandez Ordonez, i cili ka bërë me dije se do ta lërë detyrën më 10 qershor, pavarësisht mandatit të tij që skadon më 12 korrik. Ndërkohë qeveria spanjolle pas lajmit të publikuar nga FT ka përgënjeshtruar lajmin se ekzekutivi ka kërkuar një plan ndihme për rikapitalizim të bankës duke përfituar nga fondet e vëna në dispozicion nga Eurotoëer për blerjen e titujve shtetëror nga vendet europiane në vështirësi.  Ministri i Ekonomisë spanjolle Luis De Guindos ka deklaruar se Bankia do të rikapitalizohet përmes obligacioneve të vëna nga fondi  spanjoll i shpëtimit të bankave, Frob. Ministri ka shpjeguar se bëhet fjalë për një mekanizëm që është përdorur edhe për shpëtime të tjera të bankave në vështirësi. Për De Guindos, shëndeti i sistemit bankar spanjoll do të mësohet pas publikimit të raportit nga ana e FMN-së në gjysmën e dytë të muajit qershor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›