Memorandum kunder cigareve

"Japan Tobacco International” nënshkroi me Administratën Doganore Shqiptare një Memorandum Mirekuptimi, i cili shpreh vullnetin e palëve për të shkëmbyer informacione dhe të dhëna mbi tregtinë e paligjshme, produktet e falsifikuara dhe kontrabandën e duhan cigareve në rajon.
Por një nga faktorët kyç në rrënjë të problemit është diferenca domethënëse në çmimet mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje me të. Për këtë arsye një rritje graduale e parashikuar e akcizës është parakushti për ndalimin e tregtisë së paligjshme të cigareve, - tha Cring, i cili e vuri theksin tek nevoja për një partneritet konstruktiv me qeveritë.
JTI ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me 30 qeveri dhe autoritete në botë. Kjo është e para e këtij lloji që nënshkruhet nga industria e duhanit në Ballkan.