E Diel, 1 Nëntor 2026

Tarifat e shkollimit, sa do te jene duke filluar nga tetori Luljeta Ndoka

Pas refuzimit nga kryeministri Berisha, te propozimeve per rritjen e tarifave te shkollimit, Ministria e Arsimit ben me dije zyrtarisht se asnje tarife nuk do te rritet. Dikasteri i Arsimit ne vendin tone, ka njoftuar se studentet do te paguajne po aq para sa kane paguar edhe studentet e vitit te kaluar. Keshtu, studentet nuk duhet te shqetesohen ne lidhje me propozimet qe kane bere rektoratet per rritje te tyre, pasi tarifat nuk do te pesojne rritje. Rritjen e fundit, tarifat e shenuan gjate vitit te kaluar ne shumicen e degeve, ndersa ka pasur dege si Regji Filmi, ku ulja ka qene rrenjesore. Keshtu, nga 80 mije leke qe ishte, ajo eshte bere 31 900 leke. Si konkluzion i vendimit te vjetshem te qeverise per tarifat, te cilat do te mbeten ende ne fuqi, koeficienti i rritjes se tyre ka qene i njejte, per shifra te ndryshme. Keshtu, te gjitha tarifat qe kane qene 12 000 mije leke, jane bere 12.760 leke. Te gjitha ato qe ishin 15. 000 leke, jane bere 15.940 leke. Te gjitha tarifat qe dy vjet me pare ishin 20 mije leke, vjet shkuan ne 21.260 leke, ato qe ishin 30 mije u bene 31. 900, e keshtu me radhe. Por, ka pasur edhe nga ato tarifa qe jane ulur, por qe numerohen me gishtat e njeres dore. Keshtu, tarifa e Agrobiznesit ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, eshte bere 15.940 leke nga 20 000 leke qe ka qene vitin e kaluar. Nderkaq, eshte ulur rrenjesisht edhe tarifa e deges "Regji Filmi dhe TV", ne Akademine e Arteve te Bukura. Nga 80 mije leke qe ishte vitet paraardhese, vjet u barazua me te gjitha deget e tjera te ketij institucioni, duke shkuar ne 31.900 leke. Rektoret i kane cilesuar tarifat e universiteteve tona, me te uletat ne te gjithe Evropen, ndaj edhe propozuan rritje te tyre, por qe per fat te mire, nuk u pranua nga qeveria. Sikurse mesohet, kandidatet qe do te fitojne te drejten per te ndjekur nje program studimi, te ciklit te pare, ne vitin akademik 2012-2013, dhe qe vijne nga keto shtresa sociale, si: te verber, te shurdher, invalide, paraplegjike dhe tetraplegjike, studente me aftesi te kufizuara, femije rome, ballkano-egjiptiane apo femije te policeve te rene ose te plagosur, per shkak te detyres, e te ish-te perndjekurve politike, perjashtohen nga tarifa e shkollimit. Nga kjo tarife vjetore shkollimi perjashtohen edhe studentet e viteve me te larta, qe vijne nga keto shtresa sociale. Si cdo vit, perjashtohen nga detyrimi per te paguar taksen vjetore te shkollimit edhe 3 studentet e vitit te pare, me rezultate me te larta ne plotesimin e kritereve te pranimit (piket e fituara ne sistemin merite-preference), ne programin e studimit perkates.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›