E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko per fitoren e PS-se ne zgjedhje

Deputeti dhe anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste Pandeli Majko, sheh si shpresë të vetme të fitores në zgjedhjet e ardhshme politike, aleancën me Aleancën Kuq-e-Zi dhe Frymën e Re Demokratike të drejtuar nga Gazmend Oketa. Në një intervistë televizive, zoti Majko pranon se Partia e tij ka nevojë për të bashkëpunuar me të gjithë, por se nuk mund të kalohet finishi i të bërit opozitë, nëse PS nuk kthen sytë nga Aleanca Kuq-e-Zi dhe Frymën e Re Demokratike. Majko, shprehet se partia e Oketës dhe e Topit, ka një rol shumë ekskluziv, që ka të bëjë me dhënien e garancive të një të majte në pushtet nesër. Zyrtari i lartë socialist vlerëson se bashkëpunimi dhe aleanca me këto forca politike duhet të jetë parazgjedhore.
Përmes këtyre deklaratave Pandeli Majko shkon në të kundërtën e asaj që ka deklaruar kryesocialisti Edi Rama. Për Ramën, Partia Socialiste ka të gjithë mundësitë të fitojë e vetme zgjedhjet e ardhshme, madje me një diferencë të madhe votash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›