E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Qendrore Europiane zhgënjen investitorët duke mos ndërmarrë asnjë veprim

Gazeta Shqip

Pritej një ndërhyrje konkrete e presidentit të bankës, Draghi

Investitorët kishin shpresuar për një sinjal të qartë të Mario Draghit në lidhje me gatishmërinë e Bankës Qendrore Europiane për të ndërmarrë veprime konkrete në mbështetje të euros. Por në konferencën e tij për shtyp, që pasoi takimin e përmuajshëm të bankës, gjithçka që shefi i madhi ofroi ishin vetëm premtime. Si pasojë tregjet pësuan rënie.

Pritshmëria për këtë mbledhje ishte ndërkohë shumë e madhe jo vetëm në Europë, por edhe gjetkë. Kjo sepse javës që shkoi Draghi ishte betuar se do të bënte gjithçka që kishte mundësi për të ruajtur euron. Këto komente i bëri në një takim të vogël, por reagimi ishte i madh, sepse tregjet përfituan dhe pësuan rritje dhe si pasojë investitorët ishin të etur për të parë se cilat do të ishin në fakt masat që do të merrte shefi i BQE-së. Por në mbledhjen e djeshme dhe në deklaratën që bëri, duket se Draghi nuk ka mundur që të kënaqë pritshmërinë e investitorëve ndërkombëtarë. Këshilli drejtues mund të ndërmarrë menjëherë operacione të përmasës së duhur për të arritur objektivat e tij, deklaroi presidenti i BQE-së. Ne do të marrim në konsideratë masa të tjera të politikës financiare, jo standarde sipas asaj çka kërkohet për të ndrequr vijimësinë e politikës financiare. Në javët në vazhdim ne do të hartojmë edhe modalitetet e duhura për masa të tilla.

Pas këtij lajmi pati një ulje të ndjeshme të tregjeve, që tashmë e kanë humbur besimin në rimëkëmbjen e euros dhe në masat që nuk po merren për këtë rimëkëmbje. Komentet e Draghit përputheshin me disa parashikime që bëri këto ditë media gjermane, sipas së cilave ai nuk do të thoshte asgjë konkrete në deklaratën e të enjtes dhe se gjithçka do tia linte në dorë të ardhmes edhe të papërcaktuar, siç është bërë në fakt gjithë këta muaj. Ndërkaq, Draghi mbështeti në deklaratën e tij edhe blerjen e bonove sovrane të shteteve të tjera nga fondi i përhershëm europian i shpëtimit.Podje, ai tha se fondet e shpëtimit të vendeve të Eurozonës duhet që të bëheshin gati të ndërhynin në tregun e bonove. Shpresohet se masat që do të merren do ta ulin ndjeshëm koston e huamarrjes së vendeve që janë në krizë, veçanërisht Spanjës, përqindja e huamarrjes së të cilës ka kapur shifrën 75.

Megjithatë komentet e bëra dje nga Draghi nuk sjellin asgjë të re, sepse nuk jepet asnjë detaj në lidhje me momentin kur këto ndërhyrje do të bëhen. Të enjten nuk u mor asnjë lloj mase, madje edhe shkalla e interesit u la ajo e mëparshmja, 0.75%. Por edhe në lidhje me pjesëmarrjen e fondit të shpëtimit në blerje bonosh nuk dihet ndonjë gjë e re dhe se ajo nuk mund të ndodhë më përpara se në mesin e muajit të ardhshëm. Ky plan i Draghit mund ta vendosë edhe Kancelaren gjermane Merkel në një pozicion jo shumë të favorshëm. Shumë politikanë konservatorë në Gjemani janë kundër çdo lloj ndihme që nuk shoqërohet me masa kursimi shtesë. Tashmë Gjermania po përballet me faktin se kriza e tejzgjatur po dëmton edhe vetë ekonominë dhe qëndrueshmërinë e saj financiare. Kjo bën që Kancelarja të jetë e kujdesshme me të gjitha veprimet që do të ndërmarrë.Podje, disa parlamentarë e kanë kritikuar planin e Draghit. Sipas tyre, të gjitha masat çojnë në fitim kohe, shtim borxhi dhe aspak një zgjidhje të problemit.

Banka Qendrore Europiane zhgënjen investitorët duke mos ndërmarrë asnjë veprim burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›