Putin takohet me Cameron për Sirinë
Të dy duan fundin e konfliktit
Por sipas Cameron, mënyrat e dhënies fund të tij, për të dy liderët, janë të ndryshme
Si Britania e Madhe, ashtu edhe Rusia duan që të shohin dhënien fund të gjakderdhjes në Siri dhe kthimin e situatës në normalitet. Këtë ka deklaruar pas takimit me Presidentin rus Putin, Kryeministri britanik, Cameron. Ai tha se me Presidentin e Rusisë kishin pasur divergjenca në lidhje me mënyrën e arritjes së këtij objektivi, por të dy donin dhënien fund të konfliktit në Siri.
Në takimin e tyre ata diskutuan edhe në lidhje me tregtinë dhe çështjet e sigurisë. Ky ishte udhëtimi i parë që Presidenti Putin bëri në Londër pas ardhjes së tij në krye të Kremlinit majin e kaluar. Më pas ata shkuan në një stadium olimpik për të parë një ndeshje xhudoje, duke qenë se Putin është shumë i pasionuar pas këtij sporti, madje aplikant i tij.
Ndërsa në takimin e tyre ata kanë qëndruar për 45 minuta në zyrën e Kryeministrit të Britanisë dhe sipas zëdhënësit të Kryeministrit ishte një bisedë e hapur dhe e sinqertë, edhe pse me dallime të qarta mes qëndrimeve të të dyja vendeve në lidhje me çështjen e zgjidhjes së situatës në Siri. Britania e Madhe i ka bërë thirrje me kohë Presidentit të Sirisë, Bashar Al Assad, që të largohet nga pushteti, por Rusia është kundër një ndërhyrjeje nga jashtë në këtë vend dhe kjo për sa i përket të dyja palëve në konflikt. Rusia dhe Kina kanë vënë veton për tentativën e fundit të OKB-së për tu dhënë fund luftimeve, duke e quajtur përpjekjen e Këshillit të Sigurimit si të njëanshme dhe të pabalancuar. Ndërkaq situata vazhdon e rëndë në Siri. Për shkak të luftimeve në qytet, ndihmësit e Hënës së Kuqe siriane kanë shumë vështirësi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve. Situata e refugjatëve në Siri, veçanërisht në Alepo, bëhet gjithnjë e më dramatike. Për shkak të luftimeve në qytet ndihmësit e Hënës së Kuqe siriane kanë shumë vështirësi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve. Këta njerëz kanë nevojë për ndihmë, thotë Melissa Fleming, zëdhënëse e UNHCR-së. Ata që nuk kanë mundur të ikin nga Alepo, kanë kërkuar mbrojtje në xhamitë, në shkollat dhe universitetet e qytetit. Ne përpiqemi t’i ndihmojmë sa të jetë e mundur. Në 32 shkollat e Alepos, sipas informacioneve tona, janë vendosur 250 dhe 350 njerëz për çdo shkollë. Janë edhe 7000 të tjerë në konviktet e universitetit, shumë familje dhe fëmijë që kërkojnë ndihmë nga sulmet e vazhdueshme dhe dhuna në rrugët e Alepos. Për shkak të rrezikut të katastrofës humanitare diplomatët po përpiqen sërish për zgjidhjen e konfliktit të Sirisë. Në Kajro, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al Arabi, tha pas një takimi me ministrin e Jashtëm bullgar, se ka zhvillime shumë të rëndësishme.Francaka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në nivelin e ministrave të Jashtëm, gjë që nuk ndodh çdo ditë. Do të jetë një diskutim, një debat për gjendjen aktuale në Siri. Francezët duan të diskutojnë për fazën e tranzicionit në Siri. Ai kishte biseduar me ministrin e Jashtëm bullgar edhe për dhunën, sidomos në Alepo. Mendimi është se ajo, që ndodh atje, tani mund të barazohet me krime lufte, që duhet të ndëshkohen sipas ligjit ndërkombëtar. Në Alepo luftimet vazhdojnë ndërkohë. Rreth kuartierit qendror të shërbimit informativ të forcave ajrore të qytetit, sipas të dhënave të opozitës, ka pasur luftime të ashpra. Në një sulm ndaj dy stacioneve të policisë janë vrarë 40 anëtarë të forcave të sigurisë. Informacione të tjera nuk ka. Të dyja palët në konflikt janë në garë me njëra-tjetrën me raporte suksesi në luftën për të mbajtur nën kontroll Alepon. Kur nga ana e qeverisë u deklarua për shembull, se kishin marrë lagjen e rëndësishme të qytetit Salahheddin, përgjigjja e rebelëve erdhi shumë shpejt, nga një komandant i rebelëve: “Tri ditë me radhë, forcat qeveritare janë përpjekur për të pushtuar këtë lagje banimi dhe kanë dështuar. Ata patën shumë humbje, humbën ushtarë, tanke dhe armë. Ata u tërhoqën.” Çfarë është e gabuar në këtë konflikt dhe çfarë jo, është e vështirë të vlerësohet. Nuk luftohet vetëm me armë, por edhe me fjalë.
Putin takohet me Cameron për Sirinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip