E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, votim për Sirinë në Asamblenë e Përgjithshme

Gazeta Shqip

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votoj ditën e sotme për një rezolutë me të cilën dënohet përdorimi i armatimit të rëndë nga qeveria e Sirisë dhe dështimi i saj për ti tërhequr forcat nga hapësirat e civilëve.

Për miratim, ky propozim-tekst nga Arabia Saudite, kërkon vetëm shumicën e thjeshtë në Asamble. Megjithëse ky dokument nuk është juridikisht obligues, ai synon rritjen e presionit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në mënyrë që të veprojë.

Ky votim bëhet pas dorëheqjes së të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, i cili tha se militarizimi në rritje e ka vështirësuar punën e tij. Mbrëmë, duke shpallur vendimin e tij, Anan ka kritikuar edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mosarritje të konsensusit të nevojshëm për aksion.

3 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

OKB, votim për Sirinë në Asamblenë e Përgjithshme burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›