E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Qendrore europiane ul parashikimin per ekonomine

Banka Qëndrore Europiane ka ulur parashikimin për ekonominë e Eurozonës nga 0,8% në -0,1%. Sipas raportit mujor të bankës, Eurozona do të regjistrojë një rimëkëmbje ekonomike shumë të ngadaltë gjatë këtij viti. Normat bazë të interesit për një periudhë afat shkurtër si dhe masat e përshtatura  në promovim të funksionimit të mirë të sektorit financiar të eurozonës janë një mbështetje për ekonominë, thuhet në raportin e BQE. Përsa i përket papunësisë, parashikohet që norma të shkojë në rritje në 10,6% në 2012 dhe 2013 kundrejt nivelit 10% të vlerësuara më parë për këtë vit dhe 9,7% për vitin e ardhshëm. Sipas BQE, inflacioni i eurozonës  do të vijojë të tejkalojë nivelin e 2% edhe për disa muaj më parë se të zbresë nën këtë nivel. Ky evolim shpjegon banka reflekton perspektivat që përballë një rritje të dobët edhe në rang botëror, presionet mbi cmimet do të mbeten të kufizuara.
Banka qëndrore europiane u ka bërë thirrje edhe njëherë qeverive të vedeve antëre të Eurozonës të kryejnë reformat strukturore. Sipas Eurotower një kombinim i reformave strukturore dhe disiplinës së bilancit është thelbësor për promovimin e besimit dhe restaurimin e një konteksti të favorshëm të rritjes së qëndrueshme. Për sa u takon  politikave të bilancit të gjitha qeveritë duhet të vijojnë me operimin në maksimum për të siguruar qëndrueshmërinë e llogarive publike. Është shumë e rëndësishme që të gjithë tu përmbahen objektivave të marra për vitin 2012. Ndërsa tregu i punës, duhet të kthehet sa më flaksibël, nënvizon instituti i Frankfurtit, duke rritur njëkohësisht edhe fleksibilitetin në sistemin e pagave. Po ashtu këshillon banka qëndrore, është shumë i rëndësishme realizimi i reformave ambicioze në favor të konkurrencës së tregut të mallrave dhe shërbimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›