Banka Qendrore gjermane garanton bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë
Presidenti i Bankës Qendrore të Gjermanisë, Jens Weidmann takon guvernatorin Ardian Fullani
Presidenti i Bankës Qendrore të Gjermanisë, Jens Ëeidmann ka garantuar në Tiranë, bashkëpunimin e mëtejshëm me Bankën e Shqipërisë. I ftuar nga Guvernatori Ardian Fullani, ai zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë në Tiranë. Burimet zyrtare të BSH-së njoftuan se në takimin me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe drejtuesit e departamenteve të Bankës së Shqipërisë, z. Ëeidmann diskutoi rreth zhvillimeve më të fundit në vend, në rajon dhe në Eurozonë. Guvernatori Fullani e njohu Presidentin Ëeidmann me ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe veçanërisht me zhvillimet në sistemin bankar. Ai prezantoi masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për forcimin e kushteve makro-ekonomike dhe garantimin e stabilitetit financiar të vendit. Gjithashtu, ai e njohu homologun gjerman me punën e Bankës së Shqipërisë për plotësimin e kritereve ligjore dhe ekonomike që burojnë nga kuadri i përafrimit me Bashkimin Evropian, si dhe me përpjekjet e saj për të nisur dhe nxitur bashkëpunimin rajonal ndërmjet bankave qendrore të rajonit. Presidenti Ëeidmann vlerësoi punën e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit. Bundesbank-u është një ofruese e rëndësishme e asistencës teknike për Bankën e Shqipërisë, ndërkohë që Presidenti Ëeidmann u shpreh për një rritje të mëtejshme të bashkëpunimit bilaterale.
Emigrantët më pak euro/ Ekspertët: Valuta e fortë, pa ndikim sezonal/Sezoni veror nuk ka mundur të dobësojë vlerën e monedhës europiane në këmbimim me lekun. Gjatë këtyre muajve euro është këmbyer dhe vijon, në kuotën e 140 lekëve. Ndryshe nga çka ndodhur në këto 15 vite, kur gjatë këtij sezoni euro dobësohej, kjo verë e ka mbajtur atë të fortë. Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, në një prononcim për mediat shpjegon se kjo ka ndodhur pasi kanë rënë dërgesat e emigrantëve dhe se sezoni turistik, këtë verë ka ulur numrin e turistëve. Forcimi i euros ka efekte negative dhe pozitive në ekonomi. Eksportet favorizohen si dhe konsumatorët që paguajnë dhe blejnë me monedhën europiane. Importet dhe kredimarrësit penalizohen. Civici shprehet se në muajt në vazhdim nuk pritet një forcim i mëtejshëm i monedhës europiane, ajo do të vijojë në këto kuota të këmbehet në tregun valuator. Zakonisht në muajin shtator euro pësonte një rritje, pas një zhvlerësimi sezonal, por që këtë vit ky zhvlerësim nuk ndodhi.