E Diel, 1 Nëntor 2026

Të hetohet pozita oligopol në kompanitë e importit të karburanteve

23-08-2013 / Gazeta 55

Reagon Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, apel Autoritetit të Konkurencës

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit i drejtoi dje  një ankesë zyrtare Autoritetit të Konkurencës për hetimin e pozitave oligopol në kompanitë e importit të karburanteve dhe abuzim me pozitat dominante në treg me qëllim stabilizimin e çmimeve të larta në dëm të konsumatorëve shqiptarë.  Kjo ankesë i bashkengjitet qendrimeve të shumë ekspertëve të karburanteve në Shqipëri. ZMK kërkon nga Autoriteti i Konkurencës ndalimin e abuzimit dhe aplikimin e gjobave proporcionale konform ligjit me dëmin e pallogaritshëm ndaj konsumatorëve.Megjithëse çmimi i karburanteve në tregun ndërkombëtar ka levizur disa herë duke rënë gradualisht, kompanitë e importit kanë imponuar në tregun shqiptar vetëm çmime në rritje. ZMK kërkon liberalizimin e tregut të importit të karburanteve dhe dhënien e kompetencave të ERE për të kontrolluar çmimet në treg dhe aplikimin e praktikave të çmimeve të miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë njësoj siç aplikohet edhe për energjinë elektrike

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›