Banka UBS nën akuzë, i kërkohet të shkelë sekretin bankar
Presidenti i Zvicrës deklaroi
dje se vendi i tij do të vazhdojë
të respektojë sekretin dhe
konfidencialitetin e sekretit të
llogarive bankare, pavarësisht se
po dje ai ka ndërmarrë një hap
të paprecedentë. Zvicra ka vendosur
të publikojë publikimin e
mbi 250 mashtrimeve me taksat
të autoriteteve amerikane. Presidenti
Merz tha se zyrtarët zviceranë
kanë marrë 250-300 dosje të
klientëve amerikanë në bankën
zvicerane UBS AG, që dyshohen
për mashtrime në lidhje me taksat.
Ky transferim ka ndodhur
në mesin e natës, pikërisht para
afatit që amerikanët i kishin
vënë Zvicrës për bashkëpunim.
Banka më e madhe zvicerane
dhe zyrtarët amerikanë ka kohë
që po negociojnë me intensitet
qëkur vitin e kaluar dolën zëra
në lidhje me ndihmën që UBS i
kishte dhënë 17 mijë qytetarëve
amerikanë për të fshehur në
bankën e saj 20 miliardë dollarë.
Për Presidentin, kjo lëvizje nuk
ka të bëjë me dekonspirimin e
sekretit bankar, pasi bëhet fjalë
për një rast mashtrimi me taksat.
Kundërshtarët e një veprimi të
tillë kanë deklaruar se ai rrezikon
seriozisht klientët e bankës dhe
se themelet e sistemit ligjor të
Zvicrës janë tronditur rëndë.
Edhe sipas shumë ekspertëve
të tjerë, paratë e papastra nuk
janë më të sigurta në Zvicër.
Ndërkohë, në Uashington autoritetet
federale kanë hapur një
çështje gjyqësore ndaj bankës
zvicerane UBS dhe ka kërkuar
identitetet e mijëra klientëve të
saj amerikanë. Çështja gjyqësore
e nisur dje në Majami kërkon që
ta detyrojë bankën që të japë
informacion mbi 52 mijë klientët
e saj amerikanë që kanë dhunuar
taksat. Megjithatë, kjo nuk do
të thotë që banka do t‘i lëshojë
informacionet e saj shumë kollaj
dhe se lufta e madhe ende nuk
ka nisur. Veprimi i radhës i takon
tashmë një gjykatësi federal, i cili
duhet të vendosë nëse Gjykata
Amerikane ka të drejtë të detyrojë
bankën që të dhunojë sekretin
bankar dhe të japë informacionin,
apo jo.
dje se vendi i tij do të vazhdojë
të respektojë sekretin dhe
konfidencialitetin e sekretit të
llogarive bankare, pavarësisht se
po dje ai ka ndërmarrë një hap
të paprecedentë. Zvicra ka vendosur
të publikojë publikimin e
mbi 250 mashtrimeve me taksat
të autoriteteve amerikane. Presidenti
Merz tha se zyrtarët zviceranë
kanë marrë 250-300 dosje të
klientëve amerikanë në bankën
zvicerane UBS AG, që dyshohen
për mashtrime në lidhje me taksat.
Ky transferim ka ndodhur
në mesin e natës, pikërisht para
afatit që amerikanët i kishin
vënë Zvicrës për bashkëpunim.
Banka më e madhe zvicerane
dhe zyrtarët amerikanë ka kohë
që po negociojnë me intensitet
qëkur vitin e kaluar dolën zëra
në lidhje me ndihmën që UBS i
kishte dhënë 17 mijë qytetarëve
amerikanë për të fshehur në
bankën e saj 20 miliardë dollarë.
Për Presidentin, kjo lëvizje nuk
ka të bëjë me dekonspirimin e
sekretit bankar, pasi bëhet fjalë
për një rast mashtrimi me taksat.
Kundërshtarët e një veprimi të
tillë kanë deklaruar se ai rrezikon
seriozisht klientët e bankës dhe
se themelet e sistemit ligjor të
Zvicrës janë tronditur rëndë.
Edhe sipas shumë ekspertëve
të tjerë, paratë e papastra nuk
janë më të sigurta në Zvicër.
Ndërkohë, në Uashington autoritetet
federale kanë hapur një
çështje gjyqësore ndaj bankës
zvicerane UBS dhe ka kërkuar
identitetet e mijëra klientëve të
saj amerikanë. Çështja gjyqësore
e nisur dje në Majami kërkon që
ta detyrojë bankën që të japë
informacion mbi 52 mijë klientët
e saj amerikanë që kanë dhunuar
taksat. Megjithatë, kjo nuk do
të thotë që banka do t‘i lëshojë
informacionet e saj shumë kollaj
dhe se lufta e madhe ende nuk
ka nisur. Veprimi i radhës i takon
tashmë një gjykatësi federal, i cili
duhet të vendosë nëse Gjykata
Amerikane ka të drejtë të detyrojë
bankën që të dhunojë sekretin
bankar dhe të japë informacionin,
apo jo.