E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoshkollat,në protestë kundër monopolit

Shoqata kombëtare e autoshkolla ka organizuar një protestë paqësore me synim zbehjen e pozitave monopol të disa autoshkollave. Sipas sekretarit të përgjithshëm të kësaj shoqate, Sokol Gogu liberalizimi i plotë që ka ndodhur në tregun e autoshkollave është tërësisht një gabim. Patenta është shërbim i veçantë dhe për këtë konkurrenca duhet të jetë e kufizuar dhe duhet të bëhet me anë të cilësisë dhe jo të çmimit. Sipas tij autoritet qeveritare, dhe në këtë rast ministria e Transporteve duhet që të përmirësojë legjislacionin përkatës duke u bazuar në standardet europiane. Kërkesat e kësaj shoqate janë zbehja e pozitës monopol të disa autoshkollave dhe vendosja e kritetreve mbi liberalizimin e këtij tregu. Legjistlacioni për autoshkollat është ristrukturuar para disa kohësh. Megjithëse punonjësit e autoshkollave nuk janë të kënaqur. Në shumicën e vendeve perëndimore numri i shkollave ku mësohet makina është në përpjestim të drejtë me numrin e banorëve që përmban një zonë e caktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›