„Parlamenti Evropian i ngjan shtetit njëpartiak‰
"Rritja e pushtetit të
Parlamentit Evropian
nuk do të zgjidhë defi -
citin demokratik të BE-së, duke
qenë se legjislacioni i bllokut
nuk përfaqëson asnjë komb
dhe nuk lejon asnjë alternativë
politike që i kundërvihet
integrimit në BE", deklaroi dje
Presidenti i Çekisë, Vaslav Klaus.
I njohur për qëndrimin e tij kritik
ndaj Brukselit dhe Traktatit
të Lisbonës, Presidenti vuri në
pikëpyetje autoritetin e Parlamentit
Evropian gjatë vizitës
që bëri në kryeqytetin belg dhe
përmbajtja e fjalimit të tij në
Parlamentin Evropian bëri që
disa parlamentarë të dilnin nga
salla në shenjë proteste. "A jeni
vërtet të bindur se çdo herë që
ndërmerrni një votim jeni duke
e bërë në interesin e qytetarëve
të shteteve të ndryshme të këtij
blloku?" - i pyeti Klaus parlamentarët.
Ai paralajmëroi se
Parlamenti Evropian, aktualisht
ishte shndërruar një vend ku
mungonin alternativat politike
që i kundërviheshin integrimit
evropian dhe se kjo ngjante më
shumë me sjelljen e një sistemi
komunist njëpartiak. Sipas tij,
roli i Parlamentit nuk mund
të forcohej me centralizimin
e mëtejshëm të pushtetit, një
masë e parashikuar nga traktati
i Lisbonës. "Një gjë e tillë do ta
përkeqësonte problemin dhe do
të çonte në një huazim të mëtejshëm
të qytetarëve evropianë
ndaj institucioneve të BE-së",
shtoi ai. I pyetur në lidhje me fi rmosjen
e Traktatit në fjalë, nëse
Parlamenti i vendit të tij do ta
ratifi konte, Klaus u përgjigj duke
e krahasuar veten e tij me një lojtar
shahu që nuk e dekonspiron
kurrë lëvizjen e tij të ardhshme.
Në lidhje me traktatin, ai tha se
ideja e tij fi llestare ishte bazuar
mbi parimet e lirisë dhe të drejtave
të barabarta. "Shpresoj që
të mos jemi duke shkuar drejt
një bote Oruelliane në të cilën
ka pabarazi të theksuara mes
shtresave". Për sa i përket krizës
fi nanciare botërore për të cilën
fajësohet mungesa e rregullatorëve
dhe tregu i lirë, Klaus
tha se "Shkaku i vërtetë i krizës
fi nanciare është manipulimi që
politikanët i kanë bërë tregut".
Reagimet ndaj fjalimit të kreut të
shtetit çek ishin nga më të ndryshmet.
Presidenti i Parlamentit
Evropian, gjermani Hans Gert
Pottering, mbështetës i flaktë
i Traktatit të Lisbonës deklaroi
se ishte shumë i zhgënjyer nga
vërejtjet e Presidentit Klaus. Në
replikë të diskutimit të tij, shefi
i Parlamentit i tha Presidentit se
ishte kërkesa e tij që të fl iste në
Parlament dhe se në të shkuarën
ai nuk do të ishte lejuar të fl iste
kështu, çka tregon për diversitetin
e mendimeve në këtë
institucion.
Parlamentit Evropian
nuk do të zgjidhë defi -
citin demokratik të BE-së, duke
qenë se legjislacioni i bllokut
nuk përfaqëson asnjë komb
dhe nuk lejon asnjë alternativë
politike që i kundërvihet
integrimit në BE", deklaroi dje
Presidenti i Çekisë, Vaslav Klaus.
I njohur për qëndrimin e tij kritik
ndaj Brukselit dhe Traktatit
të Lisbonës, Presidenti vuri në
pikëpyetje autoritetin e Parlamentit
Evropian gjatë vizitës
që bëri në kryeqytetin belg dhe
përmbajtja e fjalimit të tij në
Parlamentin Evropian bëri që
disa parlamentarë të dilnin nga
salla në shenjë proteste. "A jeni
vërtet të bindur se çdo herë që
ndërmerrni një votim jeni duke
e bërë në interesin e qytetarëve
të shteteve të ndryshme të këtij
blloku?" - i pyeti Klaus parlamentarët.
Ai paralajmëroi se
Parlamenti Evropian, aktualisht
ishte shndërruar një vend ku
mungonin alternativat politike
që i kundërviheshin integrimit
evropian dhe se kjo ngjante më
shumë me sjelljen e një sistemi
komunist njëpartiak. Sipas tij,
roli i Parlamentit nuk mund
të forcohej me centralizimin
e mëtejshëm të pushtetit, një
masë e parashikuar nga traktati
i Lisbonës. "Një gjë e tillë do ta
përkeqësonte problemin dhe do
të çonte në një huazim të mëtejshëm
të qytetarëve evropianë
ndaj institucioneve të BE-së",
shtoi ai. I pyetur në lidhje me fi rmosjen
e Traktatit në fjalë, nëse
Parlamenti i vendit të tij do ta
ratifi konte, Klaus u përgjigj duke
e krahasuar veten e tij me një lojtar
shahu që nuk e dekonspiron
kurrë lëvizjen e tij të ardhshme.
Në lidhje me traktatin, ai tha se
ideja e tij fi llestare ishte bazuar
mbi parimet e lirisë dhe të drejtave
të barabarta. "Shpresoj që
të mos jemi duke shkuar drejt
një bote Oruelliane në të cilën
ka pabarazi të theksuara mes
shtresave". Për sa i përket krizës
fi nanciare botërore për të cilën
fajësohet mungesa e rregullatorëve
dhe tregu i lirë, Klaus
tha se "Shkaku i vërtetë i krizës
fi nanciare është manipulimi që
politikanët i kanë bërë tregut".
Reagimet ndaj fjalimit të kreut të
shtetit çek ishin nga më të ndryshmet.
Presidenti i Parlamentit
Evropian, gjermani Hans Gert
Pottering, mbështetës i flaktë
i Traktatit të Lisbonës deklaroi
se ishte shumë i zhgënjyer nga
vërejtjet e Presidentit Klaus. Në
replikë të diskutimit të tij, shefi
i Parlamentit i tha Presidentit se
ishte kërkesa e tij që të fl iste në
Parlament dhe se në të shkuarën
ai nuk do të ishte lejuar të fl iste
kështu, çka tregon për diversitetin
e mendimeve në këtë
institucion.