E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama në Kanada: Nuk do të jemi proteksionistë

Barak Obama, në vizitën e
tij të parë jashtë vendit që
pas betimit presidencial,
që do ta kryejë në vendin fqinj,
Kanada, do të përpiqet të qetësojë
shqetësimet në lidhje me akuzat
për proteksionizëm të planit
të tij të fundit fi nanciar. Kanadaja
është partneri më i madh dhe më
i rëndësishëm tregtar i Shteteve të
Bashkuara. Obama dhe Kryeministri
kanadez, Stefen Harper, do të
diskutojnë në lidhje me tregtinë
teknologjinë që funksionon me
energji të pastër, krizën ekonomike
botërore dhe luftën në
Afganistan. Vizita e Obamës do
të zgjasë vetëm një ditë dhe do të
zhvillohet vetëm në kryeqytetin
e vendit, Otava. Bisedimet do
të përqendrohen te tregtia dhe
sipas disa burimeve, Kryeministri
Harper do të kërkojë garanci nga
Obama në lidhje me vazhdimësinë
e linjës së tregtisë mes të
dyja vendeve dhe për mos marrjen
e masave proteksioniste nga
ana e Obamës. Një nga shkaqet e
vizitës së Obmës në vendin fqinj
është pikërisht sqarimi i situatës
dhe sigurimi i partnerit më të
madh ekonomik në lidhje me
akuzat për "proteksionizëm".
Këto akuza e kanë bazën nga një
nen i ligjit të paketës stimuluese
me emrin "Bli amerikan" në të
cilin thuhet se të gjitha lëndët e
para për realizmin e projekteve
duhet të jenë amerikane çka
ka ngjallur shumë kritika nga
vende të ndryshme të botës, që e
kanë akuzuar Uashingtonin për
ndjekjen e një politike proteksioniste
që do të synojë të thellojë
krizën globale në vend që
ta zgjidhë atë. Obama ka këmbëngulur
vazhdimisht se do të
vazhdojë të respektojë rregullat
e tregtisë së lirë me të gjitha vendet
dhe veçanërisht me parterin
e saj më të madh ekonomik,
Kanadanë. Obama që kërkon
që vendi i tij të jetë kryesor në
luftën për mbrojtjen e klimës
dhe ambientit do të diskutojë
me Harper edhe në lidhje me
mundësitë e teknologjive që
përdorin energji të pastër, duke
nënvizuar se Kanadaja është një
nga furnizuesit e mundshëm të
SHBA-së me këtë lloj energjie.
Një tjetër pikë diskutimi do të
jetë edhe lufta në Afganistan,
vend në të cilin Kanadaja ka
2700 ushtarë si pjesë e forcës
së NATO-s. Kanadaja pritet
që t‘i tërheqë trupat e saj nga
vendi aziatik në vitin 2011 dhe
Obama nuk ka ndërmend që ta
ftojë Kanadanë ta shtyjë këtë
datë. Vizita e parë e Obamës
jashtë vendit qëkur mori në duar
Presidencën është më shumë
simbolike duke qenë se bëhet te
një fqinj tradicionalisht shumë i
lidhur me Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›