Banka e Këshillit të Europës, 5 milionë euro kredi fondit fantazëm Besa

>Megaskandali, si mashtroi Soros me dokumenteShkarko PDF Format
Skemat e mashtrimit të strukturës së kredidhënies dhe të drejtave të kreditimit, i kanë grabitur institucioneve ndërkombëtare dhjetra miliona euro dhe dollarë për përfitim të George Soros.
Spekulanti më i madh i bursës në Botë, famëkeqi Soros që shkatërroi 10 miliardë paund të fondit të garancisë së mikrokreditit britanik në 1992, në Shqipëri ka gjetur sot, parajsën e spekulacioneve të tij financiare ndërkombëtare të cilat do ta rendisin megaskandalin Besa në toplistën e skandaleve ndërkombëtare financiare të 2009 sepse në të janë implikuar në mënyrë të veçantë institucione qeveritare të shteteve të ndryshme të cilat janë bërë pre e mashtrimeve të njerëzve të Soros dhe të zyrtarëve të korruptuar shqiptarë dhe të huaj.
Institucionet ndërkombëtare të implikuara në megaskandalin 200 milionë dollarësh Besa, ndodhen në shumë kryeqytete të botës, duke përfshirë edhe Bankën e Këshillit të Europës.
Banka e Këshillit të Europës, një institucion europian i themeluar nga 40 shtetet anëtare të Këshillit të Europës synon mbështetjen social ekonomike të vendeve anëtare dhe ku Shqipëria kontribuon çdo vit me qindra mijë euro. Në Shqipëri, kjo Bankë është e njohur për kreditë e buta që i janë dhënë shtetit shqiptar për ndërtimin e shkollave apo në fusha të tjera. Por, mirësisë europiane për të ndihmuar Shqipërinë gjithmonë i kanë dalë për zot lloj lloj mashtruesish të cilët e kanë kthyer Shqipërinë dhe hallet e saj si një mundësi të shkëlqyer për korrupsion dhe përfitime të paligjshme.
Paradigma e mashtruesit të huaj që vjen në Shqipëri duke korruptuar zyrtarët shqiptarë dhe të huaj për të përfituar ndihmat e shteteve mike është një model i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm prej 18 vjetësh tranzicion. Është paradigma bazë e filmit të famshëm dhe realist LAMERICA të Giani Amelios, ku mashtuesi (Michele Plaçido) gjen një fakir dhe e përdor për të justifikuar vjedhjen e ndihmave italiane për Shqipërinë. Po kështu edhe mashtruesi Soros i cili gjoja erdhi në Shqipëri për të ndihmuar shqiptarët e varfër që të kapërcenin tranzicionin dhe të demokratizoheshin, gjeti ca fakira shqiptarë dhe krijoi Fondacionin Besa duke korruptuar zyrtarë shqiptarë dhe të huaj duke grabitur paratë e shtetit shqiptar dhe ndihmat e ndërkombëtarëve për Shqipërinë.
5 milionë Euro, një subjekti fantazëm
Para 4 muajsh Banka e Këshillit të Europës, u përfshi në një nga skemat më të tipike mashtruese sorosiane të Fondit Besa duke i akorduar kësaj të fundit 5 milionë euro. Sipas të dhënave të Gazetës Sot, rezulton se kjo Bankë në kuadër të një projekti zhvillimi për të ndihmuar Shqipërinë, Kroacinë, Moldavinë, por edhe disa fusha (edukim dhe ambient) në Slloveni dhe Irlandë, zgjodhi Fondin e paliçensuar dhe të paligjshëm Besa, për ti dhënë 5 milionë eurot e destinuara për Shqipërinë. Elementi i parë që të bie në sy është që institucionet e shteteve të tjera që janë përzgjedhur për të përfituar këtë kredi janë:
Moldova: Moldova Agroind Bank
Kroacia: Hrvatska Banka za Obnovu i Razvitak (HBOR)
Slovenia: Nova Kreditna Banka Maribor d. d.
Ireland: DEPFA Bank plc Ireland,
Ndërsa për Shqipërinë nuk ka asnjë Bankë! Është vetëm një Fondacion (pavarësisht mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentacionit) i cili kryen veprimtari financiare kriminale që ndalohet me ligj të shpërndajë kredi. Se kush janë motivet që kanë lejuar Bankën e Këshillit të Europës ti japë paratë e Shqipërisë një subjekti të paligjshëm, kjo bëhet e qartë kur lexon mashtrimin publik me emrin dhe strukturën e Fondit Besa. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Gazeta Sot, Soros ka kryer një mashtrim ndërkombëtar duke mashtruar me konceptin TRANSFORMIM në vend të fjalës KRIJIM, duke luajtur me të njëjtin emër me dy struktura të ndryshme: Fondacioni Fondi Besa dhe biznesi Fondi Besa sh.a. i cili sipas Statutit duhet lexuar thjesht Fondi Besa pa prapashtesën sh.a.. Sipas kësaj të dhëne është përpunuar i gjithë dokumentacioni i Fondi Besa sh.a. i cili në Shtator 2008, ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme historinë e kreditit dhe të themelimit të Fondacionit Besa, i cili gjithsesi skishte asnjë të drejtë aplikimi pasi nuk i njihej e drejta nga legjislacioni shqiptar për të dhënë apo marrë kredi dhe përqindje. Ndërkohë që vetë biznesi Fondi Besa sh.a., nuk kishte asnjë shans të aplikonte për kredi, pasi nuk ishte i liçensuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë për dhënie kredie. Dhe Banka e Këshillit të Europës që njihet për praktikat strikte, nuk mund të lejonte kurrë një strukturë fantazëm të merrte paratë e saj që burojnë nga kontributet e taksapaguesve europianë përfshi edhe ata shqiptarë.
I gjithë operacioni mashtrues me dokumentacion është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarë të korruptuar shqiptarë dhe të huaj. Aplikacioni i Besës nuk mund të pranohej nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Europës në rast se Besa nuk do të kishte mbështetjen e Guvernatorit Fullani i cili ka mbështetur këtë operacion në mënyrë pasive apo aktive duke implikuar rëndë vetë Bankën e Shqipërisë në këtë skemë mashtrimi ndërkombëtar. Ndërkohë që vetë Banka Botërore e cila është edhe mbështetësi kryesor i vetë krijimit të Besës për llogari të Soros, ka fshehur të dhënat e vërteta për Besën duke mos denoncuar skemën e veprimtarisë financiare kriminale në Shqipëri prej qindra miliona dollarësh.
Kredia më e fundit që ka marrë Besa në Europë i është dhënë një subjekti që nuk ka pasur asnjë të drejtë kredidhënie në Shtator 2008 kur është miratuar kjo kredi miliona eurosh.
5 milionë euro pa kolateral
Por skandali më i madh në këtë projekt kredie të Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Europës është pikërisht përjashtimi i Besës së paligjshme nga Kolaterali!
Duke qenë se Besa ushtron një veprimtari financiare kriminale (sepse jep kredi pa liçensë dhe të gjitha këto para që janë kontribute të shtetit shqiptar dhe të institucioneve ndërkombëtare janë përvetësuar nga Soros duke shkelur legjislacionin financiar, fiskal, të OJFve, dhe marrëveshje kontraktuale) ,në momentin që Besa do të bëhet subjekt i një hetimi penal, mungesa e kolateralit të 5 milionë eurove do ta fusë Bankën e Këshillit të Europës në një krizë reale të përgjigjes së detyrimeve kontraktuale financiare midis Besës dhe kësaj Banke. Ndërkohë që në rast se Besa nuk aftësi paguese, vetë Banka e Këshillit të Europës nuk ka se çfarë të bllokojë.
Në fakt, mungesa e kolateralit ka edhe një pasojë tjetër: përgjegjësinë për kredinë e mban Qeveria Shqiptare që nesër në rast se Besa nuk mund ta kthejë dot, këto para do të paguhen nga shteti shqiptar që mban përgjegjësi për dokumentacionin mashtrues së 5 milionë eurove që ka lejuar të përdoret nga Soros.
Mashtrimi i shtetit shqiptar dhe Bankës së Këshillit të Europës
Në fakt, Soros, ka vërtetuar aftësinë e tij ndërkombëtare për spekulacione në financat botërore por kjo ka rënë shumë në vëmendjen e qeverive të vendeve të zhvilluara të cilat tregojnë vigjilencë të lartë për të mbrojtur interesat e tyre fianciare nga ky peshkaqen i bursës globale. Soros është dënuar penalisht në Francë për spekulacione në financa ndaj edhe ai kur kryen spekulacione në tokën franceze këtë e bën nëpërmjet vendeve të dobëta si Shqipëria duke u fshehur pas zyrtarëve të korruptuar dhe skemave të tilla të sofistikuara.
Një nga elementët më interesantë të mashtrimit të Besa është edhe prezenca në këtë Bankë të 2 përfaqësuesve të qeverisë shqiptare.
Këta zyrtarë, janë personat që kanë aksesuar të gjithë materialin mashtrues të përgatitur nga Besa dhe në ditët në vazhdim do të shpjegohen të dhënat e pavërteta që i janë prezantuar Bankës së Këshillit të Europës dhe zyrtarëve të shtetit shqiptar nga Soros.