Zeneli fitues i "Onufri 2008"
Tiranë - Dritan Zeneli është fituesi i çmimit të parë “Onufri 2008”. Autori u paraqit në këtë garë me dy vidioarte. E para është quajtur “Too Late”, e cila paraqet paradoksin kohor shqiptar, dhe e dyta është quajtur “Puzzle”, kjo është realizuar në Itali, vend ku Zeneli ndjek studimet. Artist i vlerësuar me çmimin e dytë është Heldi Pema.
Ky është edicioni i 14-të që zhvillohet për këtë çmim. Në të morën pjesë 13 artistë shqiptar. Në konkurim për çmimin ishin: Idlir Koka, Eltjon Valle, Elsa Martini, Dritan Hyska, Alban Hajdinaj, Heldi Pema, Orion Shima, Pleurat Xhafa, Dritan Zeneli, Gentian Shkurti, Yllka Gjollesha, Shpëtim Kërçova dhe Fani Zguro.
Raya Zommer ishte kryetare e jurisë së konkursit “Onufri 2008”, e cila u shpreh me superlativa për artistin Dritan Zeneli, duke deklaruar se veprat e tij dëshironte t’i kishte në muzeun e saj.
Ky ishte viti i parë që konkursi i kushtohej tërësisht artit pamor. Ai përbëhej nga një brez i ri artistësh që kanë qenë koherent me artin pamor te zhvilluar sot ne shqiperi.